Mbi 1050 raketa nga Hamas, Izraeli sulmon 500 objektiva në Gaza
Si përgjigje, IDF nisi sulmet mbi 500 objektiva në Rripin e Gazës, që synonin personelin e Hamasit, armatimin dhe infrastrukturën, thotë Zilberman.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit, IDF, thotë se mbi 1,050 raketa dhe predha mortaje janë qëlluar nga Rripi i Gazës drejt Izraelit që nga shpërthimi i luftimeve të hënën në mbrëmje, me 200 që nuk arritën të kalojnë kufirin dhe të futen brenda zonës izraelite.
Zëdhënësi i IDF Hidai Zilberman thotë se sistemi i mbrojtjes ajrore “Iron Dome” kishte një përqindje interceptimi midis 85 dhe 90 përqind të raketave që drejtoheshin drejt zonave të populluara.
Si përgjigje, IDF nisi sulmet mbi 500 objektiva në Rripin e Gazës, që synonin personelin e Hamasit, armatimin dhe infrastrukturën, thotë Zilberman.