Shefi i OKB-së: Situata e tmerrshme, duhet armëpushim i menjëhershëm mes Izraelit dhe Hamasit

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha sot gjatë një mbledhje të Këshillit të Sigurimit se ajo që po ndodh mes Izraelit e Gazës ishin diçka tejet e tmerrshme e bëri thirrje për ndalim të menjëhershëm të luftimeve.


Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha sot (e dielë) gjatë një mbledhje të Këshillit të Sigurimit se ajo që po ndodh mes Izraelit e Gazës ishin diçka tejet e tmerrshme e bëri thirrje për ndalim të menjëhershëm të luftimeve.

Zoti Guterres tha se Kombet e Bashkuara “po angazhojnë në mënyrë aktive të gjitha palët drejt një armëpushimi të menjëhershëm”, ai i bëri thirrje atyre “të lejojnë që përpjekjet për ndërmjetësim të intensifikohen e të kenë sukses”.

Po sot Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se fundi i luftimeve shtatë ditore të vendit me militantët e Gazës, nuk është ende drejt fundit pavarësisht lëvizjeve diplomatike për të rikthyer qetësinë. Gjatë një fjalimi televiziv ai shtoi se Izraeli “do veprojë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, për të rivendosur qetësinë për qytetarët e vendi dhe kjo gjë siç tha ai do të marrë kohë”.

Ministria e Shëndetësisë së Gazës njoftoi se 42 persona humbën jetën të dielën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në këtë qytet. Sulmet me raketa të së dielës shkaktuan numrin më të madh të viktimave që nga shpërthimi i luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit.

Po sot (e dielë), Izraeli bombardoi shtëpinë e udhëheqësit kryesor të Hamasit në Gazë, Yehya Al-Sinwar. Nuk ka ende informacione nëse ai ndodhej në shtëpi në momentin e sulmit. Yehya Al-Sinwar udhëheq krahun ushtarak dhe politik të Hamasit në Gazë që nga viti 2017. Sipas asgjencisë së lajmeve “Associated Press” ka të ngjarë që ai të jetë fshehur së bashku me anëtarë të tjerë të lartë të grupit”.

Të shtunën Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se sulmet ajrore dhe me artileri të Izraelit kundër militantëve palestinezë do të “vazhdojnë për aq kohë sa të nevojitet”.

“Nuk mund të fshiheni, as mbi tokë dhe as nën tokë. Askush nuk është imun”, tha ai, duke iu drejtuar udhëheqësve të Hamasit në Gazë ndërsa falënderoi Presidentin Joe Biden dhe udhëheqësit e tjerë ndërkombëtarë për mbështetjen.

Një ditë më parë Izraeli shkatërroi një ndërtesë 12-katëshe në qytetin e Gazës, ku ndodheshin zyrat e Associated Press dhe Al Jazeera-s.

Të dielën Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pritet të diskutojë rreth mënyrave për të rivendosur qetësinë në këtë rajon.

Të shtunën Presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin Netanyahu. Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se zoti Biden i dënonte sulmet me raketa nga ana e Hamasit dhe rikonfirmoi mbështetjen e tij për të drejtën që ka Izraeli për t’u mbrojtur nga Hamasi dhe grupe të tjera terroriste. Presidenti Biden shprehu gjithashtu shqetësimin lidhur me sigurinë e gazetarëve dhe nevojën për të garantuar mbrojtjen e tyre.

Presidenti amerikan zhvilloi gjithashtu një bisedë telefonike edhe me Presidentin palestinez Mahmoud Abbas, biseda e tyre e parë që nga momenti që zoti Biden mori deri detyrën.

Zoti Biden informoi zotin Abbas mbi përpjekjet diplomatike amerikane për t’i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm, duke theksuar se Hamasi duhet të ndalë lëshimin e raketave kundër Izraelit. Zoti Biden gjithashtu nënvizoi angazhimin e tij për një “zgjidhje të negociuar me dy shtete si rruga më e mirë për të arritur një zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme të konfliktit izraelito-palestinez”.

/VOA

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit