Izraeli vë në shenjestër komandantin e Brigadave Qassam të Hamasit, Mohammed Deif
Izraeli ka në plan të vazhdojë Operacionin “Gardiani i Mureve”. Midis atyre shënjestrave është komandanti i Brigadave Qassam të Hamasit, Mohammed Deif.
Izraeli ka në plan të vazhdojë Operacionin “Gardiani i Mureve” në mënyrë që të godasë në caqe më cilësore të terrorit Hamas, edhe kur SHBA, BE dhe të tjerët shtyjnë me forcë për një armëpushim.
Midis atyre shënjestrave është komandanti i Brigadave Qassam të Hamasit, Mohammed Deif, të cilin IDF (Ushtria Izraelit) beson se ka një shans për të vrarë nëse operacioni vazhdon.
Burime ushtarake i thanë “The Jerusalem Post” se Dief ishte shënjestruar më shumë se një herë gjatë javës së fundit të luftimeve, por që ai kishte arritur në momentin e fundit që të largohej.
Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz tha në një telefonatë me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA Lloyd Austin të Martën se Operacioni Kujdestari i Mureve do të vazhdojë derisa Hamas të mos pengohet për një kohë të gjatë.
“Fushata ushtarake e IDF do të vazhdojë deri në fund të arritjes së qetësisë afatgjatë”, tha Gantz, duke i treguar Austin se Hamas vazhdon të gjuajë raketa ndaj popullatave civile.
Netanyahu në mënyrë të ngjashme tha gjatë një vizite në bazën e IAF në Hatzerim se “ne do të vazhdojmë për aq kohë sa është e nevojshme për t’u kthyer qetësinë qytetarëve të Izraelit.”
“Unë jam i sigurt se të gjithë armiqtë rreth nesh shohin sa e kushtueshme është të na sulmosh dhe unë jam i sigurt se ata do të mësojnë mësimin,” shtoi ai.