Egjipti sulmon bazat e ISIS
Egjipti thotë se ka bombarduar disa shënjestra të Shtetit Islamik në Libi, disa orë pasi grupi publikoi një video duke i prerë kokën 21 të krishterëve egjiptianë.
Televizioni shtetëror egjiptian tha se sulmet kanë ndodhur në agim dhe kanë shënjestruar disa kampe, vendet e stërvitjes dhe magazinat e armëve të ISIS.
Më herët, presidenti Abdel Fattah al- Sisi tha se Egjipti ka të drejtën të përgjigjet ndaj ISIS.
Një video e publikuar të dielën tregonte se si Shteti Islamik u pret kokat disa personave, të veshur me portokalli.
Militantët e ISIS pretendojnë se kanë kryer disa sulme brenda Libisë, që tani është pa qeveri.
Koptikët e krishterë egjiptianë u rrëmbyen në dhjetor dhe janar në qytetin Sirte.
Ata ishin punëtorë at