Lëvizja shqiptare për pavarësi dhe sionizmi hebraik

Kosova dhe Izraeli jane shume larg njera nga tjera, por ne historine e popujve te ketyre dy vendeve ka shume paralele dhe te perbashket.


Nga Dr. Sylë Ukshini

Lëvizja shqiptare për pavarësi dhe sionizmi hebraik

Kosova dhe Izraeli jane shume larg njera nga tjera, por ne historine e popujve te ketyre dy vendeve ka shume paralele dhe te perbashket. Ashtu si hebrejte qe banojne ne territorin e tyre qysh prej fillimit te mijëvjeçarit te dyte para eres sone (Palestina e dikurshme quhej Jehuda), edhe shqiptaret e Kosoves konsiderohet se jane autoktore dhe kane origjine iliro-dardane, ndersa Kosova e sotme ne antiketet njihej si Dardani. Dhe te dy vendet kane qene cak i pushtimeve nga shtete dhe perandori te ndryshme, madje edhe nga pushtues te njejte, romaket dhe osmanet. Nje tjeter gje edhe përbashkët eshte edhe diaspora. Ashtu si hebrejtë qe pas shtypjes se kryengritjeve u shpërndanë neper vende te ndryshme te botes dhe i kishte ndjekur urrejtja e te tjerëve, edhe shqiptaret e Kosoves pas pushtimit serb, u shpërngulën ne vende te ndryshme te botes, ku ende sot jane me qindra mijëra.

Pastaj per dy popujt erdhi Rilindja. Nga gjiri i dy popujve dolën figura te shquara, luftëtare, shrkimtare e poete qe i hyne punes per emancipimin kombëtar. Pra, përpjekjet shqiptare dhe ato të hebrenjve për emancipim kombëtar kanë ndodhur në të njëjtën kohë, dhe i përkasin periudhës se fundit te sundimit osman, përkatësisht periudhës së sundimit të sulltan Abdyl Hamidit II. Derisa vilajetet osmane me popullsi shqiptare në fundshekullin 19 mori hov lëvizja shqiptare për pavarësi në drejtimin e Abdyl Frashërit, e njohur në historiografi si Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878), tjetër, një vizionar i madh hebre, sionisti i njohur Theodor Herzl (1860-1904), po bënte përpjekje që ta bindur Stambollin që të lejonte krimijimin e bërthamës ës shtetit hebraik në territorin e Palestinës, nderkohe qe si opcion e kishte edhe territorin e Argjentines. “Palestina është atdheu ynë i paharrueshëm historik. Vete emri Palestines do te tërhiqte popullin tone me nje force te jashtëzakonshme rrembzese. Madheria e Tij, Sulltani, do te na jepte Palestinen, ne do te mund te angazhoheshim per rregullimin e te gjitha financave te Turqise”, shkruar Herzl ne librin e tij “Shteti i hebrenjeve”.

Ai ishte i bindur se krijimi i shtetit hebre sjell perfitime per vednet fqinje, si gjera te medha ashtu edhe ne te vogla, sepse kultura e nje vendi rrit vleren e vedeve perreth tij. Por ashtu, si Lidhja e Prizrenit, edhe Herzl u ndesh me refuzimin e sulltanit. Thuhet se Perandoria osmane e përballur me lëvizjet e armatosura armene në Azinë e Vogël dhe gjetiu, nuk e tregua e gatshme të mbështeste idenë e krijimit ë shteteve të reja brenda territorit të saj nga frika e shpërbërjes së mëtutjeshme. Megjithatë në këtë periudhë u rrit interesimi evropian si për çështjen shqiptare ashtu edhe për “Tokën e shenjtë”, gjë që përkoi me paraqitjen e kolonive të reja për hebrenjtë e ardhur në Palestinë. Ndërsa Herzl u bë ideatori i krijimit të shtetit hebre në Kongresin e parë sionist në Bazel më 1897, i cili në ditarin e tij do të shkruante: “Në Bazel unë themelova shtetin hebre”, e që më pas e bëri te njohur edhe me librin “The Old New Land” (1902. Në të njëjtën kohë, Sami Frashëri, njëri ndër ideologët e shkëlqyeshëm të Rilindjes, e hartoi testamentin e pare politik për bërjen e shtetit të pavarur të shqiptarëve “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” dhe me 1899 po përgatitej ta botonte në një shtypshkronjë të Bukuresht, larg Kostandinopojës, aty ku autoritetet perandorake e mohonin botimin e librave shqip.

Nuk ka dyshim, se tek Samiu ndikim vendimtar pati shtypja me dhunë e kësaj lëvizje dhe veçanërisht koncesionet e Perandorisë Osmane në Kongresin e Berlinit në favor të shteteve ballkanike, ndërkohë që kthesa vendimtare dhe shndërrimi Herzl-it në sionist ndodhi derisa ai në Paris po punonte si korrespodent i gazetës prestigjioze vjeneze “Neue Freie Presse”. Jemi në kohën kur ndodhi çështja Dreyfus, një incident famëkeq antisemitik në Francë, që çoi në procesin e montuar të një kapiteni hebre të ushtrisë franceze me akuzën e rreme për spiunim tek gjermanet. “Nëse ju doni (një shtet të hebrenjve), kjo s’është ëndërr”, thoshte Hezl, babai i sionizmit, të cilën gjysmë shekulli me vone e beri realitet sionisti entuziast David Ben-Gurion, kryeministri i pare izraelit.

Hasan Prishtina dhe Alber Intabi

Mirëpo, me revolucionin xhonturk të vitit 1908 u krijua përshtypja se qëndrimi i qeverisë së re osmane do të ishte në favor të lëvizjes kombëtare shqiptare dhe lëvizjes sioniste, pasi që flitej për ndikimin e elementëve shqiptarë dhe hebraikë në partinë xhonturke “Bashkim dhe Përparim”. Në bazë të kësaj, figura të shquara të lëvizjes shqiptare, si Hasan Prishtina e të tjerë, ashtu edhe saj sioniste, si Alber Intabi, e përshëndetën ndryshimin e ri politik. Por, udhëheqësit e vërejtën me kohë se osmanët e kundërshtonin çdo tendencë separatiste, pra refuzonin kërkesat shqita dhe hebraike, ngjashëm ai ato armene. Në ndërkohë, u rrit kundër politikës së osmanizmit në mesin e politikanëve shqiptarë dhe hebraikë, të cilët kritikonin politikën e “turqizmit” dhe kërkonin më shumë autonomi në vilajetet osmane. Me rritjen e kësaj opozite u kthye shpresa si tek shqiptarët ashtu edhe te popullata hebraike në Palestinë.

Kur politikani më i rëndësishëm shqiptar nga Kosova, Hasan Prishtina,njëri ndër ideologët kryesorë të çlirimit dhe të emancipimit kombëtar të shqiptarëve dhe një nga prijësit më të vendosur në luftën kundër okupimit serbe të Kosovës, i dha drejtim luftës së shqiptarëve dhe kërkesave drejtuar qeverisë osmane në Stamboll, prej andej në korrik 1912 një shqiptar i njohur Mehdi Frashëri, u emërua si guvernator i Jerusalemit, i cili edhe pse qeverisi vetëm pesë muaj, mbahet mend për qëndrimin pozitiv që mbajti ndaj komunitetit hebraik në Palestinën osmane. Ky qëndrim i zyrtarit osman me origjinë shqiptare ishte pasqyruar edhe në shtypin hebraik në Palestinë (“Haor” dhe “Ha-Herut”).

Në anën tjetër, shtypi arab e kishte kritikuar vizitën e tij tek komuniteti hebraik në Richon Licion dhe sidomos reagime kishte patur për lavdërimin që Mehdiu beu i bëri hebrenjve në fjalimin e tij për përparimin e madh që pa në vendbanimet e tyre. “Me këtë ju po ju jepni shembull fshatrave arabë. Ju jeni mësues për fqinjët arabë që nuk dinë shkrim-lexim, por shikojnë se ç’po bëni ju në këtë vend”, kishte deklaruar Mehdiu beu. Është interesant se pikërisht ky shqiptar me 1937 në Lidhjen e Kombeve kishte paraqitur një propozim për zgjidhje konfliktit midis hebrenjve dhe arabëve në Palestinë, duke ofruar zgjidhjen sipas modelit të Zvicrës, formimin e dy kantoneve për hebrenjtë dhe një kantoni për arabët.

Mirëpo, derisa shpërthimi i luftërave ballkanike dhe i Luftës së Parë Botërore pati një rrjedhojë negative për shqiptarët e Kosovës, të cilët do të përballen me shtypjen dhe represionin e egër serb, në anën tjetër, kjo periudhë shënoi një kthesë tjetër në progresin e lëvizjes sioniste në Palestinë, që kulmoi me Deklaratën e Balfourtit (1917), e cila ka bëjë me formimin e një atdheu kombëtar për hebrenjtë në Palestinë. Ky premtim publik i britanikëve ukonsiderua përgjithësisht vendimtar për realizimin e ëndrrës të babait të sionizmit Theodor Herzl, krijimin e Izraelit. Por, nëse hebrenjtë e realizuan ëndrrën e tyre nën drejtimin e Ben Gurion-it, pasi arritën ta mbijetonin tmerrin e paparë të Holokaustit, Hasan Prishtina dhe udhëheqësit tjerë shqiptarë u detyruan të vazhdonin përpjekjet edhe për një gjysmë shekull kundër okupimit serb. Për koincidencë, fati i tyre, i shqiptarëve të Kosovës, u determinua nga politikëbërsitë e njohur me origjinë hebraike, të cilët të traumatizuar nga përndjekja kolektive e hebrenjve, në mars 1999 u bënë mbështetëset më të mëdhenj të doktrinëssë ndërhyrjes humanitare në Kosovë, e cila stopoi realizimin e doktrinës serbe për zhbërjen e populli shqiptar në Kosovë, i cili, ashtu si populli hebraik, në të njëjtën mënyrë ishte dëbuar disa herë, në mënyrë ciklike si gjatë periudhës së Krizës Lindore (1877-1878) ashtu edhe në mes dy luftërave botërore, si dhe gjatë shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë në kontekstin e zhvillimeve të pas Luftës së Ftohtë.

Pa dyshim një paralele tjetër e bukur mund te tërhiqet edhe ne rrafshin kulturore, frymëzimi qe ka ekzistuar te këta dy popuj per ringjalljen dhe ruajtjen e gjuhës: hebraishtes dhe shqipes. Siç shkruan Josef Jakoel, hebre i Shqipërisë dhe njohës i mire i dy popujve, ringjallja e hebraishtes është një rast unik ne historinë e filologjisë, nga një gjuhe e “fjetur” nder shekuj, ajo per një kohe te shkurtër u shndërrua ne një gjuhe te gjalle dhe te kultivuar. Po thuajse njëjtë ndodhi edhe me gjuhen shqipe, e cila ishte e ndaluar gjate tere periudhës se pushtimit osman. E pashkruar me shekuj, ajo mori hov ne periudhën e Rilindjes Kombëtare dhe ne periudhat e mëvonshme u be instrument me koheziv i unifikimit kombëtar.

Si hebrenjte, te cilet gjate gjithe historise nuk hoqen dore nga endera e tyre per shtetin e Izraelit, e perdoren urimin hebraik “Vitin e ardhshëm në Jerusalem”, edhe shqiptaret u e Ksooves kur ne vitet 1990 ishin shtrenguar te merrnin drejtimin për në “shtatë rrugët” perdorinin pershendetjet shpredhenese “Mirupafshim në Kosovën e lirë”, nje urim qe shperfaqete deshiron tone që të takoheshim se shpejti në vendin tonë te lire. Pr, si hebrenjte ashtu edhe shqiptaret e Kosoves gjate e kane ederruar kete enderr dhe gjate kane luftuar qe kjo enderr e tyre, shteti i Izrealit dhe i Kosoves, te shenderrohet ne realitet, qe hebrejte dhe shqiptaret me ne fund te jetojne si njerey te lire ne atdheune tyre.

* Autori është historian dhe ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare

***

Shënim për autorin: Sylë Ukshini ka kryer studimet themelore në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik, dhe n; Universitetin e Vjenës (Austri) dhe ne Freie Universitet Berlin (Gjermani) drejtimi Histori. Ai është doktor i historisë se marrëdhënieve ndërkombëtare dhe i shkencave në drejtimin Juridik – studime evropiane. Ka qene ambasador i Kosovës ne Shqipëri (2016-2019). Aktualisht është drejtor për Çështje Politike, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ne Prishtine.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit