Përmbyllet me sukses trajtimi mjekësor i tri fëmijëve nga Kosova në Izrael
Përmbyllet me sukses trajtimi mjekësor i tri fëmijëve nga Republika e Kosovës në spitalin Sylvan Adams Children’s Hospital në Holon të Shtetit të Izraelit, me mbështetjen e organizatës humanitare “Save a Child’s Heart” me seli në Izrael dhe organizatës Gift of Life International.

Lajmin e bëri të ditur ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.
“Sot u përmbyll me sukses trajtimi mjekësor i tre fëmijëve nga Republika e Kosovës në spitalin Sylvan Adams Children’s Hospital në Holon të Shtetit të Izraelit, me mbështetjen e organizatës humanitare “Save a Child’s Heart” me seli në Izrael dhe organizatës Gift of Life International. I falënderoj përzemërsisht z. Simon Fisher, Drejtor Ekzekutiv pranë organizatës “Save a Child’s Heart”, organizatën Gift of Life International dhe Shtetin e Izraelit për përkrahjen. ????”, shkruan Demiri në rrjetet sociale.