Kalyani, ndermarrje te perbashket me Rafael per sistemet mbrojtese
Kalyani Group, kompania lider në prodhimet industriale në Indi, krijoi një ndërmarrje të përbashkët (joint venture) me kompaninë izraelite, Rafael Advanced Defence System, e dyta më e madhe në Izrael për prodhimin e pajisjeve ushtarake.
Kompania e përbashkët do të prodhojë raketa Spike për forcat indiane, sisteme armësh komandueshme dhe zgjidhje të avancuar për makina të blinduara.
Kalyani Group, me te ardhura 2.5 miliardë dollarë ne vit, është një konglomerat ndërkombëtar me kapacitete në prodhimin e produkteve të teknologjisë së lartë, dhe është e pranishme në projekte të inxhinierisë së çelikut, energjisë së rinovueshme e tij.