Ambasadorja Demiri viziton IDC Herzliya: Studentët nga Kosova janë të mirëpritur në Izrael!
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri zhvilloi një takim në Qendrën e mirënjohur Ndërdisiplinore Herzliya (IDC Herzliya) me Jonathan Davis, nënkryetar në zyrën për Marrëdhënie me Jashtë, njëherësh drejtor në Shkollën Ndërkombëtare Raphael Recanati.

“Pata kënaqësinë të zhvilloj një vizitë në Qendrën e mirënjohur Ndërdisiplinore Herzliya (IDC Herzliya), me studentë nga gati 100 shtete. Aty jam pritur në takim nga z. Jonathan Davis, nënkryetar në zyrën për Marrëdhënie me Jashtë, njëherësh drejtor në Shkollën Ndërkombëtare Raphael Recanati. Z. Davis më informoi se katër studentë kosovarë kanë diplomuar në këtë kolegj dhe shtoi se të rinj të tjerë nga Kosova do t’i ndjekin studimet në IDC Herzliya këtë vit. U dakorduam për të intensifikuar bashkëpunimin midis IDC Herzliya dhe institucioneve akademike kosovare. ????”, shkruan ambasadorja Demiri në rrjetet sociale.