Ambasadori Cohen, pritje lamtumire largimi nga Shqipëria
Izraelisot.com – Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Z. David Cohen dhe bashkeshortja e tij, Achouva, dhane dje një pritje në Hotel “Dipomat Fashion” me rastin e përfundimit të detyrës diplomatike në Shqipëri.
Të pranishëm ishin Kryetarja e Grupit Parlamentar Shqipëri-Izrael, Zj. Valetina Leskaj; deputetë të Kuvendit të Shqipërisë; ambasadorë të vendeve të ndryshme; përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe të komunitetit hebre nga Shqipëria dhe Kosova, njerëz të medias.
Zoti Cohen në fjalën e tij kujtoi disa momente nga aktiviteti i tij diplomatik në Shqipëri, duke thënë se po largohet me kujtimet më të mira, dhe uroi që marrëdhëniet midis Izraelit dhe Shqipërisë të forcohen gjithmonë e më shumë
Në pritje morën pjesë edhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Izrael, Z.Ilir Kokeri, biznesmenë izraelitë që kanë aktivitet në Shqipëri, apo investitorë shqiptarë që zhvillojnë aktivitet importi nga Izraeli, veçanërisht në fushën e bujqësisë. Nuk munguan tingujt e muzikës së zgjedhur izraelite të interpretuar nga muzikantë elbasanas.
Në fund, edhe një surprizë: festimi i 67-vjetorit të Ambasadorit David Cohen, me një tortë te dekoruar me ngjyrat blu e të bardhë.