Teknologjia izraelite në mjekësi, ambasadori Canaj takon Daniel Weisz
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune me Daniel Weisz, sipërmarrës izraelit në fushën e Turizmit Mjekësor,
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune me Daniel Weisz, sipërmarrës izraelit në fushën e Turizmit Mjekësor, për të diskutuar rrugët e bashkëpunimit për sjelljen në Shqipëri të teknologjisë izraelite në fushën e podiatrisë (mjekimi i këmbëve), nëpërmjet turizmit mjekësor.
Postimi i Ambasadës shqiptare
Gjatë takimit të sotëm me Z. Daniel Weisz, një sipërmarrës në fushën e Turizmit Mjekësor, i lumtur për të diskutuar rrugët e bashkëpunimit për sjelljen në Shqipëri të teknologjisë izraelite në fushën e podiatrisë (mjekimi i këmbëve), nëpërmjet turizmit mjekësor.
Daniel Weisz, është një nga mjekët podiatër më të njohur në botë dhe President i Shoqatës Izraelite të Podiatërve, Kryetar i Bordit Këshillimor për Podiatrinë në Ministrinë e Shëndetësisë.
Ai është i diplomuar në Universitetin Westminster në Londër, dhe drejton dy klinika në këtë fushë, në Jerusalem dhe Londër. Është bashkëthemelues në teknologjinë e “Footwear Invertex High Tech footwear industry”, i specializuar në diabetin e këmbëve, podiatrinë ushtarake, biomekanikë etj.
Mezi pres të kemi ekspertizën e tij në Shqipëri!