Mehaj takon Stern, Kosovë-Izrael bashkëpunim në fushën e inteligjencës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Inteligjencës së Izraelit, Elazar Stern
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, zhvilloi një takim në Izrael me Ministrin e Inteligjencës së Izraelit, Elazar Stern
“Me Ministrin Stern diskutuam për kërcënimet dhe rreziqet që cenojnë mjedisin aktual të sigurisë globale, si dhe përvojat e mbikëqyrjes së politikave që ndërlidhen me funksionimin e komponentës së inteligjencës shtetërore në mbështetje të sigurisë kombëtare.
Në fund, me Ministrin Stern u pajtuam që të thellojmë bashkëpunimin në fushën e inteligjencës në mes dy vendeve tona”, shkruan Mehaj në postimin e tij në rrjetet sociale.
Postimi
Takim shumë i frytshëm me Ministrin e Inteligjencës, Elazar Stern.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Izrael sot kam takuar Ministrin e Inteligjencës, Elazar Stern.
Me këtë rast, e falënderova dhe shpreha mirënjohjen e thellë për shtetin e Izraelit për mbështetjen e vendit tonë në përgjithësi, si dhe gatishmërinë për mbështetje edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Me Ministrin Stern diskutuam për kërcënimet dhe rreziqet që cenojnë mjedisin aktual të sigurisë globale, si dhe përvojat e mbikëqyrjes së politikave që ndërlidhen me funksionimin e komponentës së inteligjencës shtetërore në mbështetje të sigurisë kombëtare.
Në fund, me Ministrin Stern u pajtuam që të thellojmë bashkëpunimin në fushën e inteligjencës në mes dy vendeve tona.