Mehaj: Kosova dhe Izraeli janë në hapat e një partneriteti dhe miqësie afatgjate

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, mbajti një fjalim në Panairin Ndërkombëtar të Mbrojtjes ISDEF 2022, në Tel Aviv, para pjesëmarrësve në Konferencën e menaxhimit të krizave, ku u paraqit me temën: “Kosova- Menaxhimi i krizave në nivel kombëtar”.


Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, mbajti një fjalim në Panairin Ndërkombëtar të Mbrojtjes ISDEF 2022, në Tel Aviv, para pjesëmarrësve në Konferencën e menaxhimit të krizave, ku u paraqit me temën: “Kosova- Menaxhimi i krizave në nivel kombëtar”.

Fjalimi i plotë

I dashur Yaov Limor
Të nderuar pjesëmarrës,
Është kënaqësi e madhe që jam këtu në Ekspozitën Ndërkombëtare të Mbrojtjes dhe Ushtrisë (ISDEF- Konferenca e Menaxhimit të Krizave).
Në këtë drejtim, është një rast i shkëlqyeshëm për t’u angazhuar në diskutime, mundësi rrjetëzimi, si dhe për t’u lidhur me drejtues të qeverisë, ekspertë globalë dhe specialistë rajonalë.
Kështu, besoj, do të arrihet progres — përballimi i sfidave globale nëpërmjet zgjerimit të bashkëpunimit tonë dhe shkëmbimit të praktikave më të mira. Dhe ky është pikërisht lloji i partneritetit që na nevojitet tani, duke treguar se si risitë dhe angazhimi i qeverive mund të ndihmojnë në bërjen e vendeve më të begata.
Kosova dhe Izraeli janë në hapat e parë të një partneriteti dhe miqësie afatgjate. Duke qenë dy vende me një histori shumë të dhimbshme, ne kemi shumë për të mësuar dhe për t’i ofruar njëri-tjetrit. Do të doja t’i kthehesha historisë sepse historia nuk duhet harruar kurrë. Sa për të kujtuar se kemi shumë gjëra të përbashkëta.
Në Kosovë kemi një kod të cilit i besojmë shumë dhe e quajmë BESA. Është kod nderi, i cili edhe sot shërben si kodi më i lartë etik në vend. Besa do të thotë fjalë për fjalë “të mbaj premtimin”. Ai që vepron sipas Besës është dikush që e mban fjalën, dikush të cilit mund t’i besohet jeta.
Pas ardhjes në pushtet të Hitlerit në vitin 1933, shumë hebrenj gjetën strehim në Shqipëri dhe Kosovë. Në atë kohë ne si shqiptarë refuzuam të zbatonim urdhrat e pushtuesit për të dorëzuar listat e hebrenjve që jetonin në vendit tonë.
Është një histori që ia vlen të ndahet sot, sepse qeveri të ndryshme në atë kohë u siguruan shumë familjeve hebreje dokumente të rreme që i lejonin ata të përziheshin me pjesën tjetër të popullsisë.
Ishte çështje nderi kombëtar, humanizmi, dhembshurie dhe dashamirësie për të ndihmuar ata që kishin nevojë.
I vetmi vend evropian me shumicë myslimane ia doli në vendin ku shumë të tjerë dështuan. Sot, vendi ynë kanë vendosur marrëdhënie diplomatike dhe ne besojmë fuqishëm se do ta forcojmë bashkëpunimin tonë.
Tani, Kosova është një vend i vogël në mes të Ballkanit, por luan një rol të madh, veçanërisht në sektorin e sigurisë.
Kosova ka kaluar shumë vështirësi, e një nga më të mëdhatë siç e dini ishte lufta me Serbinë në vitet 98-99, ku u vranë më shumë se 11 mijë njerëz, më shumë se 20 mijë gra u përdhunuan, 1 milion njerëz u dëbuan nga shtëpitë e tyre, 200 mijë shtëpi të djegura, si dhe ende kemi edhe 1600 të zhdukur.
Pa Luftën çlirimtare të UÇK-së dhe pa mbështetjen e NATO-s dhe të SHBA-së, ne nuk do të ishim sot këtu për t’u paraqitur si një vend i pavarur dhe demokratik.
Në zgjedhjet e fundit në Kosovë që u zhvilluan një vit më parë, 52% e popullsisë votuan për ndryshimin që duan të shohin.
Ata kërkuan diçka tjetër këtë herë, veçanërisht transparencën, fokusin në sigurinë dhe zhvillimin ekonomik.
Kur një qeveri fiton 52% të votave të popullsisë do të thotë se duhet punuar fort.
Shpesh e gjej veten duke menduar se as 24 orë në ditë nuk mjaftojnë për të mbajtur premtimet dhe për të fituar besimin e popullit.
Ne Qeveria e re, po punojmë me fokus qendror për sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë.
Si qeveri e re, shumë herë na është thënë se cilat janë prioritetet dhe nëse besojmë se duhet të fokusohemi më shumë në dialogun me Serbinë.
Sigurisht që marrëveshja me Serbinë është një proces i vazhdueshëm për të cilin ne jemi të përkushtuar të punojmë dhe të gjejmë një zgjidhje me Serbinë, por ky nuk është prioriteti ynë numër një.
Para kësaj, si qeveri e re, ne kemi pasur dhe kemi prioritet ekonominë, sigurinë, sundimin e ligjit dhe garancën që të kemi një shtet funksional.
Nëse më pyesni se cili është qëllimi ynë kryesor si Ministri e Mbrojtjes, ai është anëtarësimi në NATO dhe BE.
Fakt është se ne kemi nevojë për më shumë prani të SHBA-së në Kosovë për arsyen se nuk mund të lejojmë Rusinë dhe Kinën të ndikojnë në Ballkan duke përdorur Serbinë si mjet për të përhapur ndikimin e tyre në rajon.
Çdo ditë shohim synimet e tyre për afrim dhe ndikim për të shkaktuar probleme, por kërkesa ime është gjithmonë: Më shumë prezencë e SHBA-së në Kosovë, sepse Kosova mund të jetë shembull i një vendi funksional dhe vetëm duke pasur mbështetjen e aleatëve tanë më të fortë mund ta bëjmë këtë.
Si një vend i ri, aktualisht jemi në proces të zbatimit të Planit Gjithëpërfshirës 10-vjeçar të Tranzicionit që Forcat e Sigurisë së Kosovës të bëhen plotësisht të afta si Ushtri.
Sapo shënuam fundin e fazës së parë të planit të tranzicionit, ndaj presim me padurim rritjen e aftësive profesionale dhe operacionale.
Kosova për herë të parë ishte ndër vendet nikoqire të stërvitjes më të madhe “Defender Europe 21”, duke dërguar një sinjal të rëndësishëm për përkushtimin e saj ndaj sigurisë globale.
Po ashtu, FSK-ja sapo shënoi bashkëzbarkimin e parë historik në misionin paqeruajtës me Ushtrinë Amerikane në Kuvajt, prandaj Kosova tashmë ka bërë një hap më tej në ndryshimin e rolit të saj në sigurinë rajonale dhe globale duke kontribuar në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Së fundmi, pas zhvillimeve në Ukrainë, është një thirrje për të gjithë liderët botërorë që të përgatiten dhe të forcojnë mbrojtjen.
Ky event është i një rëndësie të jashtëzakonshme, ndërkohë që ne kemi mundësinë të marrim më shumë informacion mbi përditësimet e industrisë, mbi teknologjinë dhe të dëgjojmë nga përvojat më të avancuara për materialet e integruara balistike; si dhe për të mësuar më shumë për performancën më të fundit të materialeve mbrojtëse balistike, mjeteve të blinduara; si dhe të diskutojmë zhvillimet e ardhshme, metodologjitë më të fundit të testimit dhe proceset e sigurimit të cilësisë.
Kosova ka forcuar buxhetin e saj të mbrojtjes. Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen ushtarake. Në total, kjo përbën një rritje prej 45% të shpenzimeve për mbrojtjen, gjë që tregon një angazhim më të madh të përpjekjeve të qeverisë në sektorin e mbrojtjes.
Prandaj, ndërthurja e interesit të vendit për Kosovën duke zgjeruar blerjet ushtarake për periudhën e ardhshme dhe potencialin ekonomik që Kosova ofron për investitorët e huaj, përshtatet në një kombinim perfekt për periudhën e ardhshme të rritjes së kapaciteteve ushtarake në njërën anë dhe rritjes së zhvillimit ekonomik nga ana tjetër. .
Sektori i mbrojtjes, si kudo në botë, po bëhet një fushë e fokusuar për Kosovën, prandaj dëshiroj t’u drejtoj ftesën të gjitha kompanive të interesuara që të vizitojnë Kosovën dhe të diskutojnë mundësitë e ardhshme për bashkëpunim.
Sfidat ndërkombëtare kërkojnë një përgjigje ndërkombëtare.
Si Ministër i Mbrojtjes, besoj në bashkëpunimin e fortë dhe lidhjen e fortë transatlantike, për t’u përballur me sfidat e përbashkëta. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.
Rritja e bashkëpunimit dhe vazhdimi i forcimit të aftësive ushtarake për të siguruar që bashkëpunimi i mbrojtjes të çojë në rezultate konkrete për të përballuar sfidat e përbashkëta në gjeopolitikën globale.
Në mbyllje, sinqerisht shpresoj se përvoja, diskutimet profesionale dhe njohuritë e ndara gjatë kësaj konference do të na çojnë drejt realizimit të synimeve tona të përbashkëta për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë.
Ju faleminderit!

Lexo më shumë

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit