Izraeli, fuqia e tetë më e madhe bërthamore në botë
Sipas raportit, kryesojnë Rusia dhe SHBA, të ndjekura nga Kina, Franca dhe Britania e Madhe.
Sipas një raporti të publikuar nga Federata Amerikane e Shkencëtarëve të titulluar “Statusi i Forcave Bërthamore Botërore”, Izraeli është fuqia e tetë më e madhe bërthamore në botë.
Inventarët e vlerësuar global të kokave bërthamore në vitin 2022 dominohen nga SHBA-ja dhe Rusia, të cilat kanë përkatësisht 5,428 dhe 5,977 koka bërthamore, nga 13,000 koka bërthamore në mbarë botën. Kina ka 350 koka bërthamore, Franca 290, Britania e Madhe 225, Pakistani 165, India 160, Izraeli 90 dhe Koreja e Veriut 20. Irani po përpiqet të bëhet fuqia e 10-të bërthamore në botë.
Në vitin 1987, gjatë fazave të mëvonshme të Luftës së Ftohtë, kishte më shumë se 70,000 koka bërthamore në mbarë botën – 5.5 herë më shumë se numri i sotëm.
Raporti thoshte: “SHBA-ja ende po redukton stoqet e saj bërthamore ngadalë. Franca dhe Izraeli kanë inventarë relativisht të qëndrueshëm. Por Kina, India, Koreja e Veriut, Pakistani dhe Britania e Madhe, si dhe ndoshta Rusia, mendohet se të gjitha po i rrisin rezervat e tyre.“