Bashkëpunimi sipas modelit izraelit “Taglit”, ambasadori Canaj pret drejtuesit e GERMIN
Vizitën në Izrael, ekipi i GERMIN e përfundoi me takimet me Ambasadorin e Shqipërisë, Bardhyl Canaj dhe përfaqësuesin e Ambasadës së Kosovës, Arben Muhameti
Vizitën në Izrael, ekipi i GERMIN e përfundoi duke e takuar Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Tel Aviv, Sh.T.z. Bardhyl Canaj, dhe përfaqësuesin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem, z. Arben Muhameti.
“Në këto takime u diskutua për programin e ri të GERMIN dhe Global Albanians Foundation të quajtur OriginAL dhe bashkëpunimin me programin-model izraelit “Taglit”. Në këtë drejtim, Lirim Krasniqi dhe Arbnor Mjeku kanë prezantuar hapat e mëtutjeshëm të këtij programi, dhe mundësitë e tjera të bashkëpunimit dhe shkëmbimet me programe izraelite që kanë qëllim angazhimin e diasporës në vendet amë, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë edhe në diplomaci. Ekipi i GERMIN falënderon misionet tona diplomatike në Izrael për lehtësimin e kësaj vizite studimore”, thuhet në njoftimin e Germin në Facebook.