Krijimi i Dhomës së Tregtisë Izrael-Shqipëri, ambasadori Canaj takon Nimrod Yaron
Rriten investimet izraelite në Shqipëri. Izraeli dhe Shqipëria nënshkruan Marrëveshjen për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë në vitin 2020.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim përfaqësuesin e Nimrod_Yaron & Co, kompania izraelite dhe ndërkombëtare e taksave e specializuar në adresimin e çështjeve komplekse tatimore, duke synuar krijimin e një Dhomë Tregtare izraelito-shqiptare për shkak të rritjes së investimeve izraelite në Shqipëri.
“Takim produktiv me Nimrod_Yaron & Co. Kompania izraelite dhe ndërkombëtare e taksave e specializuar në adresimin e çështjeve komplekse tatimore, duke synuar krijimin e një Dhomë Tregtare izraelito-shqiptare për shkak të rritjes së investimeve izraelite në Shqipëri.
Nimrod Yaron & Co., Tatimet Izraelite dhe Ndërkombëtare, është një nga firmat kryesore tatimore të Izraelit. Ekipi i tyre përfshin CPA, avokatë dhe ekonomistë, duke përfshirë ish-zyrtarë të lartë të taksave nga Autoriteti Tatimor Izraelit.
Shqipëria dhe Izraeli nënshkruan Marrëveshjen për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë në vitin 2020, prandaj rekomandohet shumë të konsultoheni me ekspertë ndërkombëtarë tatimorë për të marrë një status ligjor gjithëpërfshirës dhe profesional në lidhje me tatimin për të dy vendet.
Mezi presim të organizojmë vizitën e tyre në të ardhmen e afërt në Shqipëri!”, shkruan ambasada shqipare në njoftimin e saj.