Ekspertë izraelitë, leksione në Kosovë në fushën e rehabilitimit pas traumës
Nën organizimin e KRCT, mbështetjen e Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Kosovë dhe Ambasada Britanike, në Prishtinë u zhvillua një trajnim profesional katërditor SEE FAR CBT.
Nën organizimin e KRCT – Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims)-, me mbështetjen e Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Kosovë dhe Ambasada Britanike, në Prishtinë u zhvillua një trajnim profesional katërditor SEE FAR CBT.
Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, z. Jacob Webber, zëvendësambasador në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, dhe Dr. Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT/KRCT) ishin të pranishëm në ceremoninë përmbyllëse.
Trajnerët izraelitë z. Dori Rubinstein dhe z. Or-Rafael Avnet nga Community Stress Prevention Center, në Izrael, ndanë njohuritë dhe praktikat e tyre të SEE FAR CBT për profesionistët kosovarë (duke përfshirë ekipin e QKRMT, OJQ-të, institucionet kosovare, Universitetin e Prishtinës) në fushën e rehabilitimit pas traumës.
SEE FAR CBT është një protokoll trajtimi për çrregullimet e lidhura me ankthin dhe stresin, i zhvilluar nga psikologët izraelitë, Prof. Mooli Lahad dhe z. Miki Doron.
SEE FAR CBT ka modifikuar dhe përshtatur elemente nga disa qasje për trajtimin e psiko-traumës dhe që kanë rezultuar të suksesshme në ndryshimin dhe përmirësimin e gjendjes së pacientëve.