“Gold Ventures Investment Western Balkan”, një partneritet izraelito-kosovar për Transformim Dixhital
Kjo kompani o të ndihmojë kompanitë startup nga Kosova dhe rajoni për të ndërkombëtarizuar veprimtarinë e tyre
Lansimi i kompanisë “Gold Ventures Investment Western Balkan”, një partneritet izraelito-kosovar ndërmjet Gold Ventures Investment dhe Kolegjit UBT, në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren.
Kjo kompani do t’i ofrojë një pako shërbimesh Qendrës për Transformim Dixhital të ITP për t’i joshur kompanitë e huaja inovative që të investojnë dhe të fillojnë operimin në ITP, si dhe do të ndihmojë kompanitë startup nga Kosova dhe rajoni për të ndërkombëtarizuar veprimtarinë e tyre.
Lansimi i kompanisë “Gold Ventures Investment Western Balkan” në ITP u urua nga Shkëlqesia e Saj znj. Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, z. Matthias Conrad, Zëvendësambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Kobi Kalderon, themelues dhe shef ekzekutiv pranë Gold Ventures Investment, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Rektor i UBT-së, dhe z. Simon Floeth, Shef i Qendrës së Transformimit Dixhital pranë Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) në Kosovë.