100 izraelitët më të pasur, 274 miliardë dollarë në total
Kryeson Miriam Edelson, pronarja e “Las Vegas Sands” dhe gazetës “Israel Hayom” me 27.5 miliardë dollarë.
Pavarësisht trazirave të tregjeve financiare dhe inflacionit në rritje, pasuria e 100 njerëzve më të pasur të Izraelit, u rrit këtë vit me 10% në një total prej 274 miliardë dollarësh, sipas “Forbes Israel”.
Kryeson Miriam Edelson, pronarja e Las Vegas Sands dhe gazetës Israel Hayom me 27.5 miliardë dollarë. Në Top 5 bëjnë pjesë edhe Eyal Ofer (15.40 miliardë dollarë), Viatcheslav Kantor (14.30), Idan Ofer (10.50) dhe Roman Abramovich (8.90). Familja Strauss që zotëron “Strauss Group” renditet në vendin e 28-të me 2.57 miliardë dollarë.
Sektori i teknologjisë izraelite, i cili grumbulloi një rekord prej 25 miliardë dollarësh vitin e kaluar, është rënie.