Prof. Dr. Mentor Petrela: Projekti i doktorëve hebrenj për krijimin të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë në vitin 1938
Profesor Schlessinger dhe Profesor Lehman morën miratimin me një leje te veçante nga Mbreti Zog I
Nga Prof. Dr. Mentor Petrela
Arti i te shkruarit te historisë sipas Plutarkut ne “Jetë Paralele” mbështetet ne interpretimin e ngjarjeve ndërsa sipas Sueutonius “Dymbedhjetë Qezarët” kryesisht i kushtohet vëmendje mbledhjes se fakteve. Ne vitip 1991, Shqipëria i dha fund sagës komuniste, e cila kishte filluar me “Luften e madhe partizane” kundër gjermaneve siç thote Richard Hodges (Butrinti i përjetshëm). Faktet historike te verteta pak nga pak dolen ne drite.
Themeli kryesor i mjekesise shqiptare mbetet “Spitali i Pergjithshem Mbreti Zog I” ne vitin 1932, tani QSUT “Nënë Tereza”. Në “Diarion” e Z.Quaroni, ambasador i ltalise ne Shqipëri, thuhet se Mbreti Zog qe vuante nga ulçera shkoi ne Vjene per mjekim. Dr. Jani Basho i besuari i tij i sygjeroi ne ate rast qe te ftonte specialistë te huaj qe te punonin ne spitalin e ri.
Me ardhjen e Hitlerit ne fuqi ne vitin 1933, profesore te universiteteve te Vjenes e Berlinit te trembur nga nazizmi, pranuan oferten e Mbretit Zog per te ardhur ne Shqipëri se bashku me familjet e tyre (3). Komuniteti i profesorëve hebrenj qe mbërriti ne Shqiperi nga 1933-1939 ishin Alma Mater ne gjurmët e krijimit te Fakultetit. Kur Profesoret, Schlessinger nga Universiteti i Vjenes, Lehman, Demmer Quastler dhe Nobel u kontraktuan ne “Spitalin Zog l”, disa mjekë me “famë” ne fushat e tyre, vendosen te largohen nga spitali e te fillonin aktivitet gjetkë.
Kjo eshte nje ngjarje e rëndesishme e padyshim e dokumentuar ne kartelat klinike te asaj periudhe te cilat ruhen ne arkivin e shtetit.
Prof.Wilhelm Schlessinger dhe vajza e tij Helena mberriti nga Vjena ne fund te vitit 1933, u kontraktua per tre vjet si profesor i semundjeve te brendshme dhe ajo si mjeke laboratori. Sipas Dr. Sabri Telikut, drejtor i spitalit dhe Prof. Fejzi Hoxha, Profesor Schlessinger ishte shkencetar i vërtetë me meriten e ngritjes se mjekesise klinike ne nivelin e kohës. Dy shënime (Arkiva e Shtetit date 06.08.1935/05.12.1935) (1,2) mbështesin thenien e Dr.Sabri Tefikut.
I pari eshte nje shenim i Ministrit te atëhershëm te Sherbimeve Mjekesore, drejtuar drejtorit te spitalit, duke e urdheruar te beje te heshte sekretarin e pergjithshem te Spitalit, pasi ishte grindur ose nderhyre ne autoritetin e Profesor Schlessinger ne pranimin ose lirimin e te semurëve ne spital. Ishte bere e qarte se, ne rast te nderhyrjeve te vazhdueshme, vetem Profesor Sclessinger kishte autoritetin e vetëm dhe profesionalizmin për t’u marrë me pacientët. Masa te rrepta do te merreshin kunder Administrates nese nuk do t’i bindeshin Profesor Schlessingerit (1).
I dyti eshte nje shenim, qe drejtori Dr.Sabri Tefiku i kishte derguar Ministrit te Sherbimeve Shëndetesore, duke i kerkuar nëse do te pranonte te paguante 80 franga ari si rrogë mujore per shoferin e Profesor Schlessinger, sipas kontrates se meparshme.
Ky detaj ilustron shqetesimin e Qeverise Shqiptare për t’i krijuar Profesor Schlessinger mjete te denja jetese, ne nje kohe qe, më 1935, sipas rregullores se Qeverise se urdheruar nga Mbreti, dy anëtarë te kabinetit te Qeverise mund te perdornin nje makine dhe nje shofer. Kjo meritokraci e paster! (2) Profesor Walter Lehman nga Universiteti i Berlinit, Gjermani, erdhi në Shqiperi me 1935 me te shoqen dhe dy femijet, sipas dokumenteve ne arkiven e Xhandarmërisë (Forcat e Rendit Publik).
Profesor Lehman kishte nje leje te veçante nga Mbreti Zog I, si dhe nje kontratë me spitalin. Kompleti i instrumenteve qe ai perdorte, tregojne se ai nuk ishte thjesht nje kirurg i pergjithshem, por gjithashtu i afte ne nderhyrje neurokirurgjike ne raste traumash e tumoresh (4,5).
Dr. Frederik Shiroka, kirurgu shqiptar i mirenjohur, e admironte mentorin e tij Profesor Lehman per menyrat e tij të të menduarit mjekesor dhe per aftesite e tij ne operacionet kirurgjikale. Më 1936, Profesor Lehman u vendos ne qytetin bregdetar te Vlores per nje periudhe dy vjeçare. Ai u kthye ne Tirane me 1938. U largua nga spitali dhe nga Shqiperia perfundimisht vetem një jave para pushtimit fashist te prillit 1939. Dimë se Profesor Lehman, pasi kaloi ca kohe ne Nice, France, u nis për ne Filadelfia, ShBA. Ne një letër qe i ka derguar Dr.F.Shirokës (6), ai e ftonte kolegun e tij shqiptar te largohej nga Shqiperia dhe te bashkohej me të ne Amerike.
Ne letër pasi shpreh keqardhjen per pushtimin fashist, Profesor Lehman që e trajtonte Frederik Shiroken si nxenesin e tij i shpjegonte se ne rast se vendoste do t’i duhej te kalonte një provim ne ShBA. Per ta inkurajuar i tregon eksperiencën e tij. Bordi ekzaminues i provimit eshte kompetent dhe i sjellshëm. Ne rastin tim shkruan ai, kolegët amerikanë me kerkuan ndjesë, duke me thene se jemi te detyruar t’Ju pyesim te përkulur pasi ne kemi mësuar me “Handbuch fur Chirurgie” qe Ju keni shkruar ne Fakultetin e Mjekesise të Berlinit.
Duke pasur bërthamën kryesore te kultivuar ne mjekesine interne, kirurgji, laborator ne radiologji me Dr.Oucstler, ne pediatri me Prof. Nobel, dhe mjekëve shqiptar te perkushtuar, Prof.Schlessinger ne vitin 1938 i propozon Mbretit Zog idenë e themelimit të Fakultetit te Mjekesise ne Tirane.
Frederik Shiroka eshte entuziast kur këtë fakt e kishte mesuar nga Profesor Lehman, sipas letrave qe i shkruante kolegëve nga Shkodra. Burimi i dyte i informacionit mbetet Dr.Jusufati, asokohe ne funksion te ministrit te shëndetësisë qe sipas dokumenteve ishte informuar nga Mbreti Zog per te mbështetur propozimin e Profesor Schlessinger (Sipas Prof. Xh.Gjatës].
Fatkeqësisht, Shqipëria me pas, u përfshi ne konfliktin e Luftes se II Botërore dhe projekti i fakultetit mbas largimit te Profesorëve Hebrenj e te Mbretit Zog nuk u realizua ne atë kohë. /Alb-spirit/
***
Marrë nga volumi 4 i botimit “Buletin of Medical Sciences”
Lexime te mëtejshme
1. Fac- SimileArk.Q.Sh.
2. Fac- SimileArk.Q.Sh.
3. Jews in Albania And Their “Scientists” Contribution Mentor Petrela Illyria 2008 New York 1718, Feb.1-4.
4. Histori e mjekësisë ne Shqiperi: Xh.Gjata (e pabotuar cituar nga F. Hoxha 1962).
5. Njoftime historike rnbi Zhvillimin e Mjekesise ne Shqiperi: Fejzi Hoxha 1962 Tirane.
6. Letrat e F.Shirokës dhe korrespondenca me Prof. Lehman: Ruhen nga familja e Dr.Shirokës.