Bashkëpunimi kulturor, ministri Çeku pret ambasadoren Ziv
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku, pret ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Bashkë diskutuan për marrëveshjet aktuale, atë për bashkëprodhim të filmave dhe në fushën e arkivave, zbatimin sa më të mirë të tyre dhe mundësitë e bashkëpunimit edhe në trashëgimi kulturore dhe muzetë.
Për të integruar dhe promovuar politikat në fushën e kulturës në një kontekst rajonal dhe evropian.