Infrastruktura kritike në sektorin bankar, Tafa viziton CERT-in e Izraelit
Drejtori i Përgjithshëm i AKCESK, Igli Tafa, takohet me përfaqësues të infrastrukturave kritike në sektorin bankar të Izraelit në Be’er Sheva.
Në përfundim të vizitës zyrtare në Izrael, Drejtori i Përgjithshëm i AKCESK, Igli Tafa, i shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të AKCESK dhe përfaqësues të infrastrukturave kritike në sektorin bankar, vizituan CERT-in e Izraelit në Be’er Sheva.
Postimi i Autoriteti Kombëtar CESK
Në përfundim të vizitës zyrtare në Izrael, Drejtori i Përgjithshëm i AKCESK Z. Igli Tafa, i shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të AKCESK dhe përfaqësues të infrastrukturave kritike në sektorin bankar, vizituan CERT-in e Izraelit në Be’er Sheva.
Vizita në CERT-IL, takimi me Drejtorin ekzekutiv të CERT-it shtetëror të Izraelit, Z. Erez Tidhar dhe Kordinatoren për Europën në Drejtorinë e Sigurisë Kibernetike të Izraelit Znj. Shelly Korenboim ishte një eksperiencë e vlefshme në funksion të ngritjes së Qendrës Kombëtare të Monitorimit në Shqipëri (National SOC).
Gjithashtu, delegacioni shqiptar vizitoi nga afër Finance SOC në Be’er Sheva, me qëllim implementimin dhe harmonizimin e praktikave më të mira të sigurisë kibernetike në sektorin bankar në Shqipëri.
#cyberresiliency #cybersecurity #cooperation