Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.
Fokus i diskutimit kishte të bënte për një projekt investimi tejet novator – Qendra Gjenetike e Integruar dhe Projekti i Fermës Diellore, investim i grupit të mirënjohur izraelit LR Group.
POSTIMI I MINISTRIT GONXHJA
Kisha kënaqësinë të prisja në një takim zyrtar, Shkëlqesinë e Saj, Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Znj. Galit Peleg, me fokus diskutimi për një projekt investimi tejet novator – Qendra Gjenetike e Integruar dhe Projekti i Fermës Diellore, investim i grupit të mirënjohur izraelit LR Group.
Kjo nismë shënon një moment kyç në përpjekjet tona për të rritur sigurinë dhe potencialin ekonomik në sektorin ushqimor, si edhe qëndrueshmërinë bujqësore me shfrytëzim burimesh të rinovueshme të energjisë.
Njëkohësisht, falë laboratorit të parë të integruar të gjenetikës në vend, kjo sipërmarrje transformuese e vendos Shqipërinë ndër vendet me teknologji agro-ushqimore më të përparuar në rajon, ndaj dhe angazhimi ynë do të jetë i tillë që të koordinojmë dhe të garantojmë, pa humbur kohë, një mbështetje institucionale për një investim kaq strategjik e pionieristik!
🇦🇱🤝🇮🇱 Kisha kënaqësinë të prisja në një takim zyrtar, Shkëlqesinë e Saj, Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Znj. Galit…
Posted by Blendi Gonxhja on Sunday, March 24, 2024