
TEDA Tirana, Shaposhnik: Krijohet brezi i ardhshëm i ekspertëve digjitalë dhe kibernetikë
CEO i “H.A.P.I Advanced Technologies LTD”, Roi Shaposhnik; Moment historik ndërtimin e bazës të të dhënave në Shqipëri

Drejtuesi i kompanisë izraelite “H.A.P.I Advanced Technologies LTD”, Roi Shaposhnik, e cilësoi si moment historik ndërtimin e bazës së parë të të dhënave në Shqipëri, dhe nisje të një epoke të re të zhvillimit ekonomik dhe progresit social në Shqipëri, duke ndikuar në të gjithë rajonin e Ballkanit.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes “TEDA Tiranë”, Zona e Lirë Ekonomike e Bashkisë së Tiranës, dhe kompanisë izraelite “H.A.P.I Advanced Technologies LTD”, e cila do të realizojë një investim i rëndësishëm për teknologjinë digjitale, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, Shaposhnik tha se projekti do të jetë një pikë kthimi, një moment i rëndësishëm në rritjen e Shqipërisë dhe përforcimin e sigurisë në rajonin e Ballkanit.
“Kjo qendër e të dhënave nuk është vetëm një objekt ndërtimi, por do ta bëjë Shqipërinë qendër teknologjike rajonale duke tërhequr investimet e huaja me vlerë miliona euro, duke krijuar qindra vende pune cilësore, duke përmirësuar cilësinë e jetës, mirëqenien e qytetarëve, përmes shërbimeve të avancuara digjitale”, tha ai.
Shaposhnik theksoi se gjithashtu do të ndikojë për të krijuar brezin e ardhshëm të ekspertëve digjitalë dhe kibernetikë dhe duke krijuar një inkubator start up-esh.
Burimi ATSH