Marrëveshja me kompaninë izraelite, Rama: Krijohet baza më e madhe e të dhënave dixhitale në rajon

Kryeministri vlerëson nënshkrimin e marrëveshjes mes “TEDA Tiranë”, Zona e Lirë Ekonomike e Bashkisë Tiranë, dhe “H.A.P.I Advanced Technologies LTD”


Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot nënshkrimin e marrëveshjes mes “TEDA Tiranë”, Zona e Lirë Ekonomike e Bashkisë së Tiranës, dhe kompanisë izraelite “H.A.P.I Advanced Technologies LTD”, në krijimin e bazës më të madhe të të dhënave dixhitale të rajonit, që do të ofrojë një platformë shumë tërheqëse për kompani të mëdha në fushën e teknologjisë dixhitale.

Në ceremoninë e organizuar me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Rama e cilësoi këtë si “një investim të rëndësishëm për teknologjinë digjitale”.

Kryeministri theksoi se “TEDA Tiranë” është një projekt strategjik për të nxitur investimet në teknologji dhe industri, duke ofruar lehtësi për investitorët në sektorë si teknologjia, automotive, inovacioni dhe prodhimi.

“Investimi që do të realizohet nga kompania izraelite në Zonën e Lirë Ekonomike të Tiranës është një investim strategjik i një rëndësie shumë të veçantë. Bëhet fjalë për dhjetëra milionë euro investim për të krijuar një bankë të dhënash dixhitale, e cila do të jetë në harkun e 18 muajve pas marrjes së lejes së zhvillimit, baza më e madhe e të dhënave dixhitale të rajonit tonë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se investimi do të ofrojë një platformë shumë tërheqëse për kompani të mëdha në fushën e teknologjisë dixhitale, përkatësisht në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale përtej hapësirave të zhvillimit në funksion të industrisë dhe në funksion të administrimit tërësor të organizmit të shtetit.

“Ky investim do të krijojë mundësi të jashtëzakonshme për të gjithë të rinjtë brenda dhe jashtë vendit, për të pasur një punë të shumëmirëpaguar në Tiranë. Filozofia e kompanisë në tërësi e kompanive që zhvillojnë këto investime”, shtoi ai.

Ndërkohë, Rama vuri në dukje se teknologjia dixhitale nuk është gjëkundi e lidhur me koston e krahut të punës, përkundrazi është e lidhur me cilësinë e krahut të punës.

Në këtë aspekt, Kryeministri nënvizoi se pagat nuk bëjnë asnjë dallim.

“Përkundrazi nuk është çështja sa duhet të paguhet forca e punës, por sa cilësore do të jetë forca e punës ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë të rinjtë që janë të investuar në dije në fushën e teknologjisë”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

TEDA Tirana, Gonxhja: Kushte për zhvillim të industrisë, mbi 7 mijë vende pune me paga të larta

Ministri i MEKI: TEDA Tirana, projekt ambicioz për një zonë të lirë ekonomike transformuese

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

TEDA Tirana, Gonxhja: Kushte për zhvillim të industrisë, mbi 7 mijë vende pune me paga të larta

Ministri i MEKI: TEDA Tirana, projekt ambicioz për një zonë të lirë ekonomike transformuese

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit