Veseli: Kosova si Izraeli, të largohet nga Turqia
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh ushtrues i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova duhet të lidhet edhe më shumë me Evropën dhe Amerikën, dhe të largohet nga Turqia.
Veseli ka thënë se Kosova nuk duhet të bëjë asgjë më shumë sesa që atë që ka bërë shteti i Izraelit.
“Kemi ngjashmëri me Izraelin. Jemi pak dhe çdo njeri që na ikën është e rëndë për neve si drejtues të shtetit”, ka thënë Veseli në Zona e Debatit në Klan Kosova.
Sipas Veselit, Kosova ka orientim pro SHBA’së dhe Evropës, jo vetëm në mendësinë e të funskionuarit si shoqëri, por edhe në aspektin e thithjes së investimeve.
“Preferoj fuqishëm që në Kosovë të kemi investitorë ekonomikë nga Amerika, Gjermania e Zvicra. Shpirtin punëtor gjerman kosovarët e njohin mirë”, është shprehur Veseli.
Ai ka thënë në mënyrë sepecfike se ndërmjet Turqisë dhe Evropës, Kosova e zgjedh këtë të fundit./DITA/