Meta-Liberman: Bashkëpunimi Shqipëri-Izrael, do t’i shërbejë stabilitetit dhe prosperitetit në të dy rajonet

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u prit sot në Jeruzalem nga Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, z. Avigdor Liberman. Z. Meta shoqërohej nga delegacioni parlamentar i përbërë prej znj. Valentina Leskaj, Kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael dhe deputete e Partisë Socialiste, z. Edi Paloka, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe z. Shkëlqim Selami, deputet i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta vlerësoi intensifikimin e shkëmbimeve politike dhe forcimin e marrëdhënieve parlamentare mes Shqipërisë dhe Izraelit duke theksuar se tashmë dy vendet duhet të përqendrohen në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushat e energjisë, burimeve natyrore, bujqësisë, agro-përpunimit, turizmit dhe teknologjisë.  Në këtë kuadër, z. Meta shprehu vlerësimin për rolin personal të z. Liberman në hapjen e Ambasadës së Izraelit në Shqipëri, e cila ka punuar me përkushtim në funksion të rritjes së investimeve izraelite në Shqipëri, falë edhe dedikimit të Ambasadorit të Izraelit në Tiranë, z. David Cohen.
Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, z. Avigdor Liberman shprehu vlerësimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehu bindjen se vizita e Kryetarit të Kuvendit në Izrael do jetë një shtysë e rëndësishme për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar dhe ekonomik mes dy vendeve.  Z. Liberman vlerësoi miratimin e statusit të vendit kandidat për anëtarësimin në BE për Shqipërinë duke vënë në dukje se forcimi i perspektivës evropiane të Shqipërisë e konsolidon më tej stabilitetin dhe progresin e rajonit të Ballkanit, si dhe perspektivën e investimeve izraelite në rajon.
Kryetari i Kuvendit, z. Meta dhe Ministri Liberman diskutuan gjithashtu edhe mbi zhvillimet ndërkombëtare me fokus në rajonin e Evropës Juglindore dhe atë të Lindjes së Mesme, ku z. Liberman theksoi se Shqipëria është shembull i përsosur për shumë vende në bote për politikën e fqinjësisë së mirë dhe konstruktivitetit që ndjek në rajon.  Duke diskutuar për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, z. Meta shprehu ngushëllimet më të sinqerta pranë autoriteteve dhe popullit të Izraelit për vrasjen e 3 të rinjve izraelit pranë Hebronit, duke nënvizuar se përgjegjësit e këtij akti të rëndë duhet të përballen me drejtësinë.  Z. Meta dhe z. Liberman ndanë bindjen në përfundim se forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Izraelit në kuadër të platformave ndërkombëtare, do t’i shërbejë forcimit të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në të dy rajonet.

Lexo më shumë

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit