Dy filma izraelitë në Festivalin Ndërkombëtar te Akademia “Marubi”
Dy filma nga Izraeli u prezantuan në International Human Rights Film Festival (Festivalin e Filmit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut), IHRFFA, të organizuar nga Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”.
Filmat e prezantuar në këtë festival ndërkombëtar ishin “Down the deep, dark web” ku ishte i pranishëm edhe njëri nga regjisorët e filmit, Zaki Schiff, i cili pati dhe një bashkëbisedim me pjesëmarrësit.
Festivali u mbyll me filmin “The 90 minutes war” nga Eyal Halfon.
Ambasada e Izraelit është shumë aktive në njohjen e shikuesit shqiptar me filmografinë izraelite.
Filmi izraelit është i pranishëm qysh nga viti 2009.
Rregullisht zhvillohen edicione të “Ditës së Memories së Holokaustit”, si një ditë kujtese që, në emër të viktimave të Holokaustit filmat që shfaqim i drejtohet ndërgjegjes së botës, për të parandaluar, çdo formë krimesh që burojnë nga intoleranca dhe racizmi.
Sipas një interviste të dhënë disa kohë më parë për Izraelisot.com nga Presidenti i Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, Kujtim Çashku, një pjesë e filmave të shfaqur në vitet e mëprashme janë: “Shpëtimi në Shqipëri” i cili lidhet me mbrojtjen që Shqiptarët i bënë hebrenjve gjatë nazizmit, e më pas filmat, “Një film i pambaruar” i Yael Hersonski, “Odessa, Odessa!” i Michael Boganim, “Apartamenti “ i Arnon Goldfinger, “Të numëruarit” i Dana Doron dhe Uriel Sinai, “Hapat në Jerusalem” i David Perlov, “I quajturi Heinrich Himmler” i Vanessa Lapa.