Hebreu Michael Rosbach fiton Cmimin Nobel 2017 në Mjekësi
(Izaelisot) – Çmimi Nobel 2017 për Fiziologji dhe Mjekësi iu dha shkencëtarëve amerikanë, Jeffrey Hall, Michael Young si dhe Michael Rosbach (në mes), me këtë të fundit që është djali i një familjeje hebrenjsh.
Çmimi prestigjioz iu akorduar për punën e tyre në “orën biologjike”, pasi ata zbuluan mekanizmin molekular për kontrollin e orëve biologjike, që shpjegojnë se si “përshtaten bimët, kafshët dhe njerëzit ritmit të tyre biologjik dhe sinkronizohen me revolucionin e Tokës”.
Rosbach u lind në Kansas City nga emigrantë që u larguan nga Gjermania Naziste në vitin 1938, duke i shpëtuar Holokaustit famëkeq vetëm dy vjet më parë. Babai i Rosbach ishte një këngëtar dhe lideri muzikor i një kongregacioni hebrenjsh në Kansas City.
Nobel nuk çmimi i parë që merr Rosbach. Midis të tjerave, shkencëtari hebre ka fituar Louisa Gross Horwitz Prize një çmim që jepet çdo vit nga Universiteti Columbia për biologjistët dhe biokimistët, e cila përfshin edhe një “cash prize” nga 500 mijë dollarësh.