Mbi 4.9 milionë izraelitë përdorin Facebook
Mund të duket e pabesueshme, por nga 8.33 milionë banorë që ka Izraeli, mbi4.9 milionë prej tyre përdorin rrjetin social Facebook, ose 59.8% e popullsisë ka akses në të.
Shqipëria, me një popullsi të regjistruar 2.9 milionë banorë ka 1.4 milionë përdorues të Facebook, pra që kanë një llogari në rrjetin social.
Penetrimi i internetit në Izrael është 79.8% dhe në shifra përkthehet në 6,640,287 përdorues. Në Shqipëri është 65.8%. (d.f/IzraeliSot)