Izraeli: vendi i qumështit, mjaltit dhe kanabisit mjekësor
Izraeli do të hapë biznesin e tij të lulëzuar të marihuanës drejt eksporteve ndërkombëtare. Tregu mund të jetë me vlerë rreth 4 miliardë dollarë në vit në të ardhura.
Izraeli do të hapë biznesin e tij të lulëzuar të marihuanës drejt eksporteve ndërkombëtare. Tregu mund të jetë me vlerë rreth 4 miliardë dollarë në vit në të ardhura.
Në pritje që propozimi do të miratohet nga ligjvënësit, një kompani izraelite – Breath of Life Pharma (BOL) – po pozicionohet vetë për t’u bërë fabrika më e madhe mjekësore në botë e kanabisit.
Kampusi i ri i prodhimit, hulumtimit dhe zhvillimit të BOL-it në Izraelin qendror ka një fabrikë rreth 3200 metra katrorë, një depo 750 m2, 2800 m2 të dhomave të rritura dhe laboratorë dhe rreth 9.3 ha fusha për kultivimin e kanabisit.
Shefi Ekzekutiv i BOL, Tamir Gedo, tha se firma e tij mund të magazinojë mjaftueshëm kanabis mjeësor sa të furnizojë plotësisht Shtetet e Bshkuara. Gedo vlerëson se BOL do të prodhojë rreth 80 ton kanabis mjekësor në vit.
“Vetëm mos e quani atë ‘marihuanë’,” u tha Gedo një grupi gazetarëve vizitues nën kushtet e sigurisë së lartë (marihuana është, në fund të fundit, një substancë e kontrolluar në shumë pjesë të botës, përfshirë Izraelin).
Fjala “marihuanë” është përdorur nga agjentët amerikanë të zbatimit të drogës në vitet 1930 për ta bërë atë të tingëllojë euaj e rrezikshme. Gedo, si shumica në industrinë e tij, preferon të përdorë emrin e vërtetë të fabrikës, kanabis. Ai i referohet biznesit të BOL si: rritja, paketimi dhe shpërndarja e “Kanabisit në Gradë Mjekësore” (apo “KGM” për të përdorur një term më të shkurtër).
BOL nuk ka interes të shtyjë legalizimin e kanabisit rekreative, thotë Gedo. Përkundrazi, BOL punon në drejtim të sjelljes së cilësisë farmaceutike dhe sistemeve të shpërndarjes në ekstrakte të pastruara të uzinës.
Për shkak se përbërja kimike e luleve të kanabisit nga degë të ndryshme nuk është aspak e qëndrueshme, kompanitë në hapësirën e kanabisit mjekësore nuk përdorin të gjithë bimë, por izolojnë molekula specifike dhe i kthejnë ato në droga të kontrolluara dhe konsistente.
Kjo mund të jetë mjaftueshëm një sfidë: Kanabisi ka 142 kanabinoide të ndryshme – komponentë aktivë – dhe secili synon të shërojë sëmundje të ndryshme.
Dy kanabinoidët më të njohur janë THC dhe CBD. I pari është komponenti psikoaktiv përgjegjës për “lartë” të marihuanës. Gjithashtu ndihmon me dhimbje dhe vjellje, gjë që e ka bërë atë një medikament shumë të kërkuar për pacientët që i nënshtrohen kimioterapisë.
CBD, në anën tjetër, punon në sistemin autoimun dhe vepron si një anti-inflamator. Ai është duke u testuar në sëmundjet inflamatore të zorrëve (duke përfshirë kolitin e Crohn dhe atë ulçerës) dhe ka treguar të jetë efektive me kushte të ndryshme si autizmi, epilepsia, diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Për më tepër, ju nuk mund të merrni doza të lartë nga kanabaoidi CBD.
Për të marrë miratimin e FDA, një kompani si BOL, e cila u themelua në vitin 2007, duhet të kryejë të njëjtat lloj gjykime klinike të dyfishta, të cilat do të kalonin çdo drogë. Rreth 120 teste janë në proces në Izrael – më shumë se në çdo vend tjetër.
Gedo thotë se nëse edhe 10 për qind e testeve që po zhvillohen në objektin e tij të rezultojnë në një ilaç të patentueshëm, BOL mund të jetë Pfizer i “Kanabisit në Gradë Mjekësore”. (“Pfizer”, një nga kompanitë e para biofarmaceutike në botë). Gjykimi i kanaboidit të autizmit të prodhuar nga BOL, nën mbikëqyrjen e Dr Adi Aran, drejtor i njësisë neuropediatricë të Qendrës Mjekësore Shaare Zedek në Jeruzalem, do të shkojë në FDA (Administrata Amerikane për Ushqimin dhe drogërat/medikamentet) në vitin 2018. Nëse do të aprovohet, si një ilaç tregtar mund të jetë në dispozicion që nga viti 2021.
Medikamentet mjekësore të kanabisit shpërndahen nëpërmjet pilulave që gëlltiten, kapsulat me xhel me vonesë liruese, tableta nëngjuhë, me pika, me injekson, pika transdermale dhe me anë te thithjes së kontrolluar. Ju nuk pini “KGM”, pasi kjo do të shkatërronte kanaboidët mjekësorë CBD dhe komponentë të tjerë përveç THC.
Kanabisi miqësor
BOL po ndërton reputacionin e Izraelit si një nga vendet më miqësore ndaj kanabisit në botë. Izraeli, i cili ka raportin më të lartë në botë të përdoruesve të kanabisit – 27 për qind e popullsisë 18-65 vjeç përdorin marihuanë në vitin e fundit – por përdor dënime të reduktuara kohët e fundit për përdoruesit e kanabisit duke u vendosur atyre gjobë.
Prof. Raphael Mechoulam nga Instituti i Shkencave Weizmann ishte i pari që izoloi me sukses kanaboidin THC. Kjo ndodhi në vitin 1964. Mechoulam, tani është 86 vjeç, është ende aktiv në hulumtimin e kanabisit në Universitetin Hebraik në Jerusalem dhe është në bordin e drejtorëve të “Breath of Life”
Testimi i kanabisit mjekësor për pacientët e njeriut ka qenë pjesë e peizazhit kërkimor në Izrael për vite, por është pothuajse e pamundur të bëhet në Shtetet e Bashkuara. Vetëm një objekt, Universiteti i Misisipit, është një burim i licencuar për kanabis mjekësor, dhe prodhimi është i kufizuar në vetëm 650 kilogramë në vit.
“Ne mund ta prodhojmë atë shumë në gjysmë dite,” thotë Gedo.
“Izraeli është një strehë e ngrohtë e hulumtimit cilësor të kanabisit, sepse ka një klimë shumë më të favorshme rregullatore për të bërë kërkime serioze shkencore mbi kanabisin mjekësor”, thotë Charles Pollack, drejtor i Qendrës Lambert për Studimin e Kanabisit Mjekësor në Universitetin Thomas Jefferson në Filadelfia.
Si rezultat, kompanitë po kthehen gjithnjë e më shumë drejt Izraelit për të kryer testet e tyre klinike të fazës 1 dhe 2. Nëse ju mund të tregoni për studimet e mëparshme të bëra jashtë shtetit, FDA ka më shumë gjasa të miratojë një fazës 3 të testimit në SHBA. Nga 15 kompanitë e firmosur deri më tani për të kryer “R&D” (Kërkim dhe Zhvillim) në objektin e “BOL” në Izrael, të paktën gjashtë janë amerikanë.
Dhe ndërsa importimi i kanabisit në Shtetet e Bashkuara mbetet ilegal (megjithëse 29 shtete amerikane kanë legalizuar kanabisin mjekësor), nëse një produkt ka kompani të miratimit të “FDA” (Adminstratës për Ushqim dhe Drogë) mund të anashkalojë këtë ndalim.
Izraeli është i bekuar edhe me një klimë të favorshme për kanabisin në rritje, tha Gedo i BOL. “Shumë ditë me diell e bëjnë më të përshtatshëm se shumë pjesë të SHBA dhe Evropës”.
Konkurrencë e shëndetshme
BOL nuk është e vetmja kompani në Izrael që po hidhet në vagonin e kanabisit mjekësor.
Tikun Olam ishte distributori i parë mjekësor i Izraelit për kanabis dhe hapi një filial amerikan në vitin 2016. “One World Cannabis Pharmaceuticals” po punon për një krem topik të kanabisit për të trajtuar psoriasis. NASDAQ-listuar Therapix Biosciences është duke vendosur THC për të trajtuar Alzheimer dhe Tourette sindrom. Dhe janë dhe disa të tjerë.
Firma izraelite iCAN sponsorizon “CannaTech”, një konferencë udhëheqëse e kanabisit mjekësor dhe shfaqjeve tregtare, që filloi në Izrael dhe tani është në rrugë e sipër drejt Londrës dhe Australisë.
Ndërsa industria e kanabisit mjekësore e Izraelit po synon tregun ndërkombëtar, ndryshime të mëdha janë duke u zhvilluar në vend. Verën e kaluar, 81 mjekë përfunduan një kurs mjekësor të kanabisit nga Ministria e Shëndetësisë. Dhe numri i kultivuesve të licencuar është rritur nga tetë në 60, duke përfshirë disa fermërë të kibuceve (kooperativave izraelite).
Qëllimi është të hapet tregu izraelit nga vetëm disa shpërndarrës që shërbejnë në të gjithë vendin, për të lejuar mjekët të përshkruajnë përgatitjet e “KGM” që mund të merret më pas në një farmaci lokale.
“Në Izrael ka 30,000 pacientë që marrin kanabis mjekësor”, tha Saul Kaye i ICAN për ISRAEL21c. “Shumica e njerëzve e dinë së çfarë po marrin. Stigma është hequr”.
Izraeli ka shkuar aq larg sa të botojë një “kanakopee”, një udhëzues për përdorimin e “Kanabisit Mjekësor”. “Ne e quajmë ‘Libri i gjelbër’”, tha Yuval Landschaft, drejtor i Njësisë Mjekësore të Kanabisit në Ministrinë e Shëndetësisë izraelite. Rreth 21 vende kanë kërkuar të kenë një kopje të tij.
Në vitin 2016, më shumë se 250 milionë dollarë u investuan në kompanitë e izraelite që merren me kanabisin dhe rreth 50 kompani amerikane kanë krijuar qëndra operacione të “R&D” në Izrael ose kanë krijuar partneritete me kompani izraelite si “Breathe of Life” (BOL).
Industria e kanabisit mjekësore në Izrael nuk mund të eklipsoje teknologjinë e lartë, por të dy ndajnë rrënjën e përbashkët të “chutzpah” (guximit) izraelit dhe besimin se rregullat e e prishjes së rregullit shpesh japin shpërblimin më të madh.
Kur Mechoulam fillimisht donte të studionte kanabisin, nuk kishte askush asnjë fije. Por, shefi i tij në Institutin Weizmann thirri një mik në stacionin lokal të policisë dhe i mori një sasi të konfiskuar prej 11 kilogramë hashash libanezë (gjithashtu nga kanabisi) që policët po planifikonin të digjnin. Mechoulam shkoi me autobus për të marr atë.
Ky qasje kreative përbën sot nisjen e një industrie të tërë. Tani pyetja e vetme është: Sa e lartë mund të shkojë Izraeli? Katër miliardë dollarë në eksportet potenciale (dhe të ardhurat e tatueshme) sigurisht ngre traun.
Marrë nga Izrael21c.org