Intel prezanton një super procesor të gjeneratës së tetë të zhvilluar në Izrael
Intel prezantoi një familje të re të procesorëve për kompjuterit e tavolinës që janë shumë më të shpejtë dhe më të fuqishëm, në raport me krijimet e mëparshme.
Projektimi i çipëve të rinj u udhëhoq dhe nga një ekip zhvillimi i Intel Haifa.
Familja e procesorëve Intel Core të gjeneratë së tetë është e ndërtur për lojtarët dhe krijuesit dhe për ata që kanë neveojë për standarde të larta, deklaroi një zëdhënës i Intel.
Gjiganti amerikan me çipin e ri hap portën e një niveli të ri të një eksperience më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më të fuqishëm.
Procesorët e kompjuterave “desktop” Intel Core 8 ofrojnë një eksperiencë të paharrueshme.
Gjenerata e re e procesorëve është tashmë në treg, nga 5 tetori.
Intel vepron në Izrael qysh nga viti 1974 dhe ka të angazhuar direkt rreth 10 mijë punëtorë në qendrën e tij në Kiryat Gat dhe në katër qëndra zhvillimi në Haifa, Yakum, Jerusalem dhe Petah Tikva.
Qendra në Haifa është më e madhja jashtë Shteteve të Bashkuara.