Tre izraelitë në listën e 100 miliarderëve të teknologjisë së lartë
Tre izraelitë, Teddy Sagi, Gil Shwed dhe Adam Neueman figurojnë në klasifikimin vjetor të 100 miliarderëve të botës në teknologjinë e lartë të publikuar nga revista e njohur amerikane “Forbes”.
Teddy Sagi, pronari i Playtech, është izraeliti me më shumë pasuri në teknologjinë e laetë dhe renditet në vendin e 69-të në botës me një pasuri prej 3,6 miliardë dollarë.
Themeluesi i Check Point, Gil Shwed, ka një kapital prej 2,9 miliardë dollarë dhe klasifikohet i 85-ti.
Adam Neuman, themelues i WeWork, ndodhet në vendin e 93-të me 2,6 miliardë dollarë.
Në krye të listës botërore të teknologjisë së lartë rigjejmë themeluesin e Microsoft, Bill Gates, me 85,4 miliardë dollarë.
Pas tij figurojnë themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, me 81,7 miliardë dollarë dhe shefi i Facebook, Mark Zuckerberg me 69,6 miliardë dollarë.