Kompanitë izraelite, Ambient dhe P.Maron, seminar me fermerët shqiptarë
Dy kompani izraelite të njohura në fushën e bujqësisë: Ambient (aktivitet në agrobiznes dhe prodhime ushqimore) dhe P.Marom (lider për dizenjinimin, prodhimin dhe instalimin e sistemve bujqësore) ishin të pranishme në Shqipëri në seminarin tematik “Avantazhet krahasuese të bujqësisë shqiptare, prioritet praktikat moderne”.
Prania e tyre në Shqipëri u realizua me mbështejen e Ambasadës së Izraelit në Tiranë.
Në seminar përshëndeti edhe zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ilir Halili.
Sipas zëdhënësit të Ambasadës së Izraelit, në seminar morën pjesë përfaqësues të Drejtorive Rajonale Bujqesore, fermerë, prodhues dhe eksportues të sektorit bujqësor.
Gjatë aktivitetit pati diskutime dhe shkëmbime eksperiencash midis pjesëmarrësve dhe kompanive izraelite në sektorin bujqesor shqiptar ku disa prej të cilave përdorin teknologjitë e avancuara dhe eskperiencën izraelite në këtë fushë.