Izraeli shkatërron një tunel të pazakontë të ndërtuar nga Hamasi
Forca Mbrojtëse të Izraelit (IDF) shkatërruan me sulme ajrore një tunel të përmasave të pazakonta të Hamasit, i treti gjatë muajve të fundit, e që penetronte disa qindra metra në brendësi të territoreve të Izraelit dhe Egjiptit nga Rripi i Gazës.
“Ne kompletuam shkatërrimin e tunelit të tretë të terrorit”, citohet Kolonel Leitnant, Jonathan Conricus, nga “Times of Israel”.
Tuneli, i cili ishte ndërtuar ndryshe nga shumica e tuneleve të tjera në Gaza. Fillimi i tij ishte 900 metra nga territori i Gazës dhe futej rreth 180 metra brenda Izraelit.
Tuneli shërbente për të trafikuar armë, terroristëve dhe operativëve të tjerë në Izrael për të kryer sulme terroriste.
“Hamas duhet ta kuptojë se ne nuk do të tolerojmë vazhdimin e sulmeve të tij dhe ne do të t’u përgjigjemi akoma edhe më shumë forcë”, tha kryeministri Netanyahu
“Mesazhi ndaj liderëve të Gazës dhe qytetarëve të saj është i qartë: investoni në shenjtërimin e jetës dhe jo duke gërmuar katakombet tuaja”, shkruante në mesazhin e tij në Twitter, ministri izraelit, Avigdor Lieberman.