Renault-Nissan-Mitsubishi, fond 1 miliard dollarë për inovacione në makina, zyrë edhe në Tel Aviv
Tre nga kompanitë të mëdha në botë për prodhimin e makinave, Renault-Nissan-Mitsubishi, bënë të ditur themelimin e një korporate Alliance Ventures, e që planifikon të investojnë 1 miliard dollarë për të mbështetur inovacionin teknologjik në makina në pesë vitet e ardhshme.
Fondi do të ketë zyrat e tij në Silicon Valley (SHBA), Paris (Francë), Yokohama (Japoni), Pekin (Kinë) dhe Tel Aviv (Izrael).
Izraeli është i parapëlqyer nga kompanitë e prodhimit të makinave, pasi ka një ekosistem të fuqishëm inovativ.
Në vitin e parë, fondi do të akordojë 200 milionë dollarë dhe inovacionet do të fokusohen në lëvizshmëri, sistemin elektrik, inteligjencën artificiale.
Në këtë korporatë fond Renault (ka 40%), Nissan (40%) dhe Mitsubishi Motors (20%), shkruan izraelitja Globes.co.il.