Qyteti mijëravjeçar i Akres, pasuri botërore e UNESKO
Izraeli është një destinacion ndërkombëtar turistik, dhe një nga qytetet e rekomanduara, përveç Jeruzalemit dhe Tel Avivit, është dhe Akre, apo Ako, siç quhet ai në hebraisht.
Izraeli është një destinacion ndërkombëtar turistik, dhe një nga qytetet e rekomanduara, përveç Jeruzalemit dhe Tel Avivit, është dhe Akre, apo Ako, siç quhet ai në hebraisht.
Qyteti i Akres ndodhet në bregdetin verior të Izraelit, i vendosur në një pozicion strategjik në bregun e Detit Mesdhe, duke qenë edhe një nga qytetet më të vjetra në botë, i banuar në vazhdimësi prej më shumë se 4000 vjet më parë.
Porti i tij- i ndërtuar 2300 vjet më parë – është sot një ndër më aktivët, pasi ka shumë rrugë ujore që e lidhin me aktivitetin tregtar.
Popullsia e tij është rreth 48 mijë banorë, ndërsa qyteti është një miks banorësh që përfshin hebrenjtë, myslimanët, krisitianët, druzhet.
Akre është një destinacion prestigjioz i trashëgimisë historike botërore. Qyteti i Vjetër i Akres është Pasuri Botërore e listuar nga UNESKO.
Në turet turistike përfshihen fortesat e ndërtuara në shekullin e XIII, një tunel i famshëm që i lejoi qytetarëve të evakuoheshin kyr Akre ra në duart e Mamlukëve në vitin 1291, xhamia Al Jezzar, sinagoga tuniziane, katedralja, disa vende të shenjta të bahajizmit.
Kryetari i Bashkisë është Shimon Lankri.
Me ekipin e futbollit të Hapoel Akre ka luajtur disa sezone më parë, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi.
Festivali Alternativ Teatror i Akres është një veprimtari vjetore që organizohet në muajin tetor, dhe koincidon me festën e shenjtë të Sukkot.
Akre (Ako) është qyteti i shenjtë i Besimit Bahai.