Izraeli dhe Argjentina e kthejnë miqësinë në biznes
Izraeli dhe Argjentina kanë marrëdhënie të shkëlqyera midis tyre dhe gjithmonë e më shumë po e përmirësojnë klimën dhe raportet tregtare midis dy vendeve.
Zëvendëspresidentja e Argjentinës, Gabriela Micheti, kompletoi ditët e fundit një vizitë në Izrael e shoqëruar nga një ekip ekonomik të zëvendësministrave, për të konkretizuar përmirësimet ekonomike.
Argjentina do të eksportojë më shumë mish viçi të ngrirë dhe afati i skadimit nga 45 ditë do të bëhet në 85 ditë. Mishi zë 65 për qind të eksporteve të Argjentinës drejt Izraelit.