Kompanitë izraelite high-tech, 5,2 miliardë dollarë në 2017
Kompanitë high-tech grumbulluan 5.24 miliardë dollarë pas nënshkrimit të 620 marrëveshjeve gjatë vitit 2017, një rritje prej 9 për qind në krahasim me 4.83 miliardë dollarë në vitin 2016, me 673 marrëveshje. Të dhënat jepen nga IVC Research Center në Izrael.
Kompanitë izraelite po shënojnë rritjen të kompanive të tyre nga viti 2013. Katër kompani arritën marrëveshje prej më shumë se 100 milionë dollarësh në vitin 2017, duke zënë 12 për qind të totalit të grumbulluar. Këto fonde u thithën nga startup i sigurisë kibernetike, Cybereason, ajo e shpërndarjes Via, AI- kompania e sigurimeve online Lemonade dhe Skybox Security.
Mesatarja e financimit në 2017 ishte 8,5 milionë dollarë për kompani, shkruan “Times of Israel”.
Investimet në startup që i kushtohen inteligjencës artificiale shkuan në 1,1 miliardë dollarë në vitin 2017, nga 967 milionë në 2016, ndërkohë që në 2013 ishin vetëm 180 milionë dollarë.
Lideri i të gjithë sektorëve janë kompanitë software, të cilat realizuan 208 marrëveshje në 2017, duke grumbulluar 1,9 miliardë dollarë.