Kompania franceze blen Sigmento, startupin izraelit të inteligjencës artificiale
Akeneo, një e-kompani tregtare franceze, bëri të ditur blerjen e Sigmento, një startup izraelit që përdor inteligjencën artificiale dhe “machine learning”, që ndihmon shitësit oline të përshkruajnë më mirë produktet e tyre.
Sipas themeluesit të kompanisë franceze, Fred de Gombert, Sigmento, ka treguar rezultate të shkëlqyera në përshkrimin e produktit për çdo lloj kërkimi dhe në çdo platformë, përfshirë mediet sociale, tregun virtual dhe asistencën e komunikimit zanor.
Sigmento u themelua në vitin 2015 nga tre programues të talentuar: Izzy Cohen, Yoav Maor dhe Yonatan Maor.
Nga ana e saj, Akeneo ka krijuar një platformë “open source” për përshkrimin e produkteve përmes katalogëve. Klientë të saj janë gjigantë të tillë si Samsung, Shop.com, Carrefour, Universal Music Group, etj.