Izraeli, rekord për blerjet online: Ali Express, Asus, Ebay, Next dhe Amazon
61 milionë pako mbërritën gjatë vitit 2017, një numër rekord blerjesh online, që përfaqëson 16% më shumë në raport me vitin 2016, raporton e përditshmja ekonomike izraelite, “The Marker”.
Uebsajtet më popullore të blerjeve online janë platformat Ali Express, Asus, Ebay, Next dhe Amazon.
Veshje, këpucë, pajisje për shtëpi, vitamina dhe kozmetikë, janë në krye të listës së blerjeve të izraelitëve.