Kompania zvicerane Uster blen Elbit Vision Systems për 32 mln USD
Kompania zvicerane Uster Technologies AG arriti marrëveshjen për të blerë kompaninë izraelite, Elbit Vision Systems Ltd (EVS), në shumën e 32 milionë dollarëve.
Me qendër në Caesarea, EVS ka zhvilluar një makineri për inspektimin vizual të fabrikimit të tekstileve dhe rrjetave teknike.
Sipas Globes.co.il, Uster do të marrë 100% të aksioneve të EVS, duke paguar 3.4 dollarë për aksion.
Blerja e EVS nga Uster u aprovuar nga bordi i të dy kompanive.