Thith 2.25 mln dollarë, GemmaCert analizon cilësinë e kanabasit në 30 sekonda
GemmaCert, një kompani izraelite që zhvillon teknologji për të analizuar cilësinë e kanabisit, ka arritur të thithë 2.25 milionë dollarë fonde, nga investitorë të tillë si Ventures, Stony Hill, dhe Arba Finance.
Kompania me qendër në Tel Aviv ka grumbulluar deri tani 3 milionë dollarë për të zhvilluar teknologjinë.
Fondet e thithura do të përdoren për të lançuar GemmaCert, i pari identifikues profesional i këtij lloji, që do të ndihmojë rritësit, zhvilluesit dhe shpërndarësit e kanabisit për të kuptuar cilësinë e bimës.
GemmaCert mund të përdoret edhe në kushtet e kuzhinës. Ajo i lejon çdo personi që të analizojë dhe të marrë rezultate të sakta në rreth 30 sekonda.