Oseku dhe Trebicka: Ja pse besuam tek izraelitët në investimet tona në frutikulturë


Shpëtim Oseku dhe Ilir Trebicka, dy bashkëaksionarët e kompanisë Agro Iliria Group, e kanë të qartë se investimet në bujqësi, kur kanë një plan të qartë biznesi dhe gjenden partnerët e duhur – përfshirë dhe ata ndërkombëtarë – për ta zhvilluar projektin, atëherë ato të kthehen fitimprurëse.

“Kompania Agro Iliria Group është themeluar gati prej 4 vjetësh. Ajo ka në fokus midis të tjerave prodhimin e frutave të ndryshme. I gjithë investimi po kryet me financimin tonë”, – tha Shpëtim Oseku gjatë intervistës për Izraelisot.com.

Agro Iliria Group po investon fuqishëm në frutikulturë: pak ditë më parë, ata nisin mbjelljen e rreth 87 ha me shegë, ndërkohë që do të mbjellin 30 ha me mana goxhi, apo “Goji Berry”, siç njihet edhe emri i tyre në anglisht.

“Para pak ditësh nisëm mbjelljen e fidanëve të shegëve në një sipërfaqe prej 87 hektarësh në jug të Lagunës së Karavastasë. Janë rreth 45 mijë rrënjë. Një nga kultivarët e shegës është ‘Wonderful One’. Jemi duke bashkëpunuar ngushtë me specialistin italiano-izraelit, Uzi Kairo, i cili do të ndjekë zhvillimin e rritjes së fidanit dhe të japë këshilla e nevojshme. Edhe sistemi i vaditjes është i ardhur nga Izraeli, ai me pika, i kompanisë botërisht të njohur, Netafim. ”, shton Ilir Trebicka për Izraelisot.com.

Gjatë mbjelljes së fidanëve të shegëve ishin të pranishëm edhe dy ministrat e Qeverisë Rama, ai i Bujqësisë, Niko Peleshi, dhe i Turizmit dhe Ambientit, Blendi Klosi, si dhe deputeti i zonës, Erion Braçe.

“Teknologjia e mbjelljes së fidanëve është e rekomanduar nga ekspertët izraelitë të kompanisë së njohur Ginegar, për të siguruar një prodhim me rendiment të lartë, fruta cilësore dhe brenda standardeve ndërkombëtare”, shton Trebicka.

Për herë të parë në Shqipëri do të nisë kultivimi i manave goxhi. Një fryt i rrallë për Europën por shumë popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Kinës.

“Ne po investojmë tani edhe në rritjen dhe prodhimin ‘goxhi berrit”. Fruti kërkon një klimë mesdhetare, dhe Shqipëria, Greqia dhe Italia thuajse kanë kushtet ideale për të. Kompania jonë do të mbjellë një sipërfaqe prej 30 hektarësh. I gjithë prodhimi do të shkojë për eksport. Jemi duke bashkëpunuar me një kompani italiano-izraelite”, shton Oseku.

Zonat ku do të mbillen fidanët e manave goxhi janë Lushnja dhe Divjaka. Sipas Osekut, ato do të mbillen në muajin mars do të shkojë për eksport. Manat goxhi kanë një cikël prodhimi brenda vitit.

Në fakt, manat goxhi janë të pranishme në Shqipëri, por si fruta të thata dhe ato importohen nga Tailanda, nga një kompani shqiptare.

“Risia jonë është se në i ofrojmë tregut një frut të freskët dhe shumë të pëlqyeshëm për konsumatorin, për më tepër që ai është shumë i kërkuar në tregun europian”, shton Oseku për Izraelisot.com.

Lexo më shumë

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Rriten eksportet e Izraelit në Shqipëri

Makineritë dhe pajisjet mekanike nga Izraeli shënuan një rritje mbresëlënëse në vlerën e eksportit në Shqipëri për gushtin.

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit