Zbulohet pas 80 vjetësh letra e Ajnshtajnit për amerikanin që shpëtoi hebrenjtë


Zbulohet pas rreth 80 vjetësh pasi u shkrua, një letër e shkruar nga Albert Ajnshtajn që falënderon një hebre amerikan për përpjekjet e tij për të shpëtuar hebrenjtë nga Gjermania naziste.

Lajmi jepet nga portali amerikano-hebre, Forward.com.

Ajnshtajnit ia dërgoi letrën e tij financierit nga Nju Jorku, David Finck, më 10 qershor 1939.

Të dy burrat nuk u takuan kurrë, por Finck tërhoqi vëmendjen e Ajnshtajnit, pasi ai sponsorizoi disa anëtarë të bashkësisë hebraike në mënyrë që ata të mund të iknin nga regjimi i Hitlerit dhe të strehoheshin në Shtetet e Bashkuara.

Më lejoni t’ju jap urimet e mia të sinqerta për punën e shkëlqyer që keni ndërmarrë në emër të refugjatëve“, shkroi Ajnshtajni në letër. “Fuqia e rezistencës që i ka mundësuar popullit hebre të mbijetojë për mijëra vjet, është mbështetur në një masë të madhe në traditat e ndihmës reciproke.”

Vajza e Finck, Enid Bronstein, e cila jeton në Çikago, e ka mbajtur letrën në një kasafortë sigurie parash, qysh kur iu dha asaj 50 vjet më parë pas vdekjes së babait të saj.

Dëshiroja ta mbaja letrën për t’ua treguar fëmijëve dhe nipërve të mi, në mënyrë që ata të marrin mesazhin se kontribut, nuk ka rëndësi sado i vogël që të jetë, është i rëndësishëm,” i tha ajo televizionit WGN të Çikagos.

Letra do t’i dhurohet Muzeut të Përkujtimit të Holokaustit të Shteteve të Bashkuara në Uashington DS, në mënyrë që të mund të shihet nga më shumë njerëz.

Lexo më shumë

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Rriten eksportet e Izraelit në Shqipëri

Makineritë dhe pajisjet mekanike nga Izraeli shënuan një rritje mbresëlënëse në vlerën e eksportit në Shqipëri për gushtin.

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit