Shërbimet inteligjente izraelite parandaluan rrëzimin e avionit të Etihad Airways
Shërbimet inteligjente izraelite parandaluan rrëzimin në ajër në Australi të një avioni të Etihad Airways, i cili do të fluturonte nga Sydney në Abu Dabi.
Një njësi e inteligjencës ushtarake izraelite, e njohur si “Njësia 8200”, bëri të mundur ndalimin e sulmit me bombë të orkestruar nga militantët e Shtetit Islamik në korrik të vitit të kaluar.
Forcat e sigurisë australiane arrestuan të dyshuarit, përpara se avioni të ngrihej në ajër.
Khaled Khayat dërgoi vëllain e tij Mahmoud Khayat në aeroportin e Sydney për të hipur në avion më një bombë të bërë në kushte shtëpie, por të maskuar si grirëse mishi.
Disa ditë pasi komploti u zbulua, ministri i Brendshëm i Libanit tha se Bejruti po i monitoronte vëllezërit xhihadistë prej më shumë se një viti dhe se kishte punuar me autoritetet australiane për të ndaluar sulmin.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se “shërbimet inteligjente izraelite parandaluan rrëzimin avionit, dhe se ky ishte një nga shumë aksionet e tilla për të parandaluar terrorizmin në botë”.