Historia e hirushes izraelite, Sofia Mechetner, nga pastruese në fytyrën e Dior

Lartësia: 180 cm. Sytë: blu. Flokët: bionde. Gjoksi: 84. Mesi: 60. Të pasmet: 88. Këpucët: 41. Kjo është Sofia Mechetner. 18 vjeçe. Modele izraelite. Fytyra e Dior.


Lartësia: 180 cm. Sytë: blu. Flokët: bionde. Gjoksi: 84. Mesi: 60. Të pasmet: 88. Këpucët: 41. Kjo është Sofia Mechetner. 18 vjeçe. Modele izraelite. Fytyra e Dior.

Shtëpisë së modës franceze, e themeluar në vitin 1946 nga Christian Dior dhe që sot numëron 90 mijë punonjës dhe një xhro prej 42 miliardë dollarë.

Sofia Mechetner, e lindur, më 4 dhjetor 2000 në Holon, – qytet pranë Tel Avivit – ka qenë qysh prej moshës 14 vjeçe (korrik 2015), për të qenë fytyra e Dior.

Puna e saj e parë e modelimit për Dior Haute Couture ka qenë për koleksionin Vjeshtë Dimër 2015-2016 në Paris Fashion Ëeek.

Kontrata e saj është 1 milion shekel në vit, ose rreth 280 mijë dollarë.

Tashmë, Sofia Mechetner ka kontrata pune edhe me Channel, por ajo ka sfiluar edhe për Marc Jacobs, Miu Miu, Alexander McQueen, Mugler, Stella McCartney, Sonia Rikel, Eli Saab, Karl Lagerfeld and Valentino.

Historia e Sofia Mechetner është gati një përrallë: “nga pastruese shtëpie në majë të botës”, shkruan portal izraelit mako.co.il, që veçon faktin se Sofia pastronte, gatuante dhe kujdesej për motrën Nicole (11) dhe merrte vëllain e saj, Max (9) nga kopshti, pasi nëna e saj punonte për t’i ushqyer.

“Sofia shëtiste në rrugët e Parisit, u pikas nga projektuesi kryesor I Dior (Raf Simmons) dhe u përzgjodh fytyra e tij. Diçka e arritur kurrë më parë nga një izraelite”, shton portali.

“Forbes Israel” e ka përfshirë 17-vjeçaren Sofia Mechetner në listën e “liderve nën 30 vjeç që po vizatojnë fytyrën e Izraelit për vitin 2018”.

Sofia është një përfaqësuese e Factory 54, një importues i brendeve të modës së lartë në Izrael dhe dizenjueses së fustaneve të nuseve, Dana Harel.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit