“Investitori inteligjent”, libri më i lexuar nga miliarderët është shkruar nga një hebre
Libri “The Intelligent Investor” (Investitori Inteligjent), i shkruar nga amerikano-hebreu Benjamin Graham, i publikuar në vitin 1949, konsiderohet si një librat nga më të lexuarit nga investitorët, një pjesë e madhe të të cilëve sot janë miliarderë, përfshirë Warren Buffet, njeriu i tretë më i pasur në botë
Libri “The Intelligent Investor” (Investitori Inteligjent), i shkruar nga amerikano-hebreu Benjamin Graham, i publikuar në vitin 1949, konsiderohet si një librat nga më të lexuarit nga investitorët, një pjesë e madhe të të cilëve sot janë miliarderë, përfshirë Warren Buffet, njeriu i tretë më i pasur në botë, me 87,5 miliardë dollarë, pronarin e Berkshire Hathaway, dikur një nxënës i Graham.
Buffet e konsideron Graham, si njeriun e dytë që ka influencuar më shumë në jetën e tij, pas babait të tij.
“The Intelligent Investor” konsiderohet si bibla e “bursës”.
Benjamin Graham (1894-1976) ishte një investitor, ekononist dhe profesor, është parë gjerësisht si “babai i vlerës së investimit”.
Benjamin Graham, lindi në Londër si Benjamin Grossbaum, në një familje hebrenjsh. Kur ishte një vjeç, familja e tij u vendos në Nju Jork. Pas vdekjes së babait të tij, ai provoi varfërinë. Benjamin Graham u diplomua në Universitetin Kolumbia. Hodhi poshtë një ofertë për të dhënë mësim në matematikë dhe filozofi, duke zgjedhur të punojë në Wall Street, duke themeluar kompaninë “Graham-Neëman Partnership”.
Ai kishte shkruar më parë, një libër tjetër, “Security Analysis” (1934), por “The Inteligent Investitor”, mbahet si kryevepra e tij, madje është ribotuar disa herë.
Filozofia e Benjamin Graham në lidhje me investimet, ka të bëjë me psikologjinë e investitorit, analizat thelbësore, shumëllojshmërinë e bizneseve, blerjen në kufijtë e sigurisë, mendimet e kundërta rreth një projekti biznesi, borxhet minimale, etj.
Ai shpiku personazhin e “Mr. Market”, me të cilën lexuesit e librit të tij, duhej të imagjinonin sikur hynin në marrëdhënie biznesi, i cili herë blen dhe herë shet aksione të kompanive. Mr. Market vendoset në disa situata, herë të sukseshme dhe herë të dështuara, herë me logjikë të fortë dhe herë emocional, si shembuj logjikë për lexuesit.
Libri i tij në menaxhimin dhe investimin hapi rrugën e një vale moderne në investimet e vlerave monetare brenda fondeve të pëbashkëtar, krijimen e fondeve “hedge”, diversifikimin e kompanive holding. “Investitori dhe këshillat e tij” është një nga shumë kapitujt interesantë të librit.