Një ide e mençur izraelite: biznes, por dhe qendër pune për inovacione
Dy sipërmarrëse izraelite, Yael Kochman dhe Alla Foht, kanë nisur të transformojnë industrinë e modës dhe të shitjes me pakicë në Izrael me një qendër të re të inovacionit që synon të nxisë teknologjinë më të avancuar të Izraelit për të frymëzuar një jetë të re në këtë fushë.
Dhe ato kanë tërhequr vëmendjen e eBay, gjigantit shumëkombësh të e-commerce, si një partner kyç në sipërmarrjen e re.
Yael Kochman dhe Alla Foht, që të dyja me begraund të marketingut dhe të modës, u përuruan në fillim të këtij muaji një kompleks 2-katësh në zemër të Tel Avivit që synonte të ishte një inkubator për fillimet izraelite në industri, si dhe t’u siguronte atyre një hapësirë fizike për të punuar, shkëmbyer ide me shitësit ndërkombëtarë të korporatave, investitorët potencialë dhe të tjerë sipërmarrës – të gjitha në një mjedis të këndshëm.
Qendra “Re:Tech”, e para e këtij lloji, ofron hapësira zyre të mbyllura për gjashtë deri në 16 persona dhe ka një hapësirë të hapur me 20 stacione pune.
Re:Tech tashmë është shtëpia e startupeve të themeluara nga Izraeli si Wishi, një platformë sociale për stilimin; Donde, një mjet kërkimi që përdor vizionin kompjuterik dhe përpunimin e gjuhës natyrale për të kthyer imazhet e produktit në të dhëna, Quickwy, një platformë për “rritjen” i shitjeve të personalizuara, dhe Loox, një platformë për grumbullimin e përshtypjeve (review), shkruan portali izraelit NoCamels.com.
Ata janë disa nga 170 startupet izraelitë dhe mbi 2,000 sipërmarrës dhe investitorë që përdorin shpërndarësin, sipas Kochman dhe Foht.