Shkencëtarët izraelitë gjejnë një metodë më të mirë në zbulimin e kancerit të prostatës
Shkencëtarët në Qendrën Mjekësore “Kaplan” në Rehovot thanë se ata janë një hap më afër zhvillimit të një metode më të mirë për të konstatuar kancerin e prostates, duke shënuar një hap të rëndësishëm përpara në këtë proces.
Kanceri i prostatës është kanceri i dytë më i zakonshëm në mesin e meshkujve anembanë botës, por metoda kryesore e testimit, shqyrtimi për rritjen e niveleve të antigjeneve specifike të prostatës (PSA) në gjak, mbetet e diskutueshme.
Studimet kanë treguar se nivelet e ngritura të PSA ndonjëherë mund të shfaqen vite para se një kancer të zhvillohet ose në gjendjen beninje, duke e bërë biopsinë të panevojshme, shkruan “Times of Israel”.
Duke u bazuar në një studim klinik me 59 mostra të urinës në Qendrën Mjekësore “Kaplan”, në të cilat punuar me CellDetect për dy vitet e fundit, kompania arriti në një shkallë të lartë ndjeshmërie prej 91.3 përqind, që do të thotë se mund të gjejw kancerin me saktësi në shumicën e pacientët.
Kompania Micromedic Technologies gjithashtu raportoi një normë specifike 75%, që do të thotë se mund të zbulojë kancerin në tre nga katër njerëz që e kanë atë.