Fattal Group, rrjeti më i madh izraelit me 167 hotele në Izrael dhe Europë
Të gjithë kemi dëgjuar për brendet e njohura të hoteleve “Sheraton”, “Hilton”, “Holiday Inn”, “Marriot”, etj.
Por, edhe Izraeli ka një rrjet hotelesh: “Leonardo”, i cili është brendi european i Fattal Hotels Group, i themeluar nga David Fattal në vitin 1998 në Izrael.
60-vjeçari David Fattal është pronari Fattal Hotel Management Company dhe shërben gjithashtu edhe si Drejtor i Përgjithshëm dhe kryetari i Bordit.
Fattal punon me pesë brende të ndryshme: “Leonardo”, “Herods”, “U Hotels”, “Hotel Rotschild 22” dhe “NYX”.
Grupi zotëron 167 hotele në 17 vende të ndryshme, 32 mijë dhoma në total, përfshirë Europën, dhe ka një vlerë tregu më shumë se 1 miliardë dollarë.
Fattal Hotels Chain është grupi më i madh i hoteleve në Izrael. Sektori i turizmit në Izrael përbëhet nga shtatë kompani me një vlerë tregu prej 3.2 miliardë dollarë.
Grupi “Fattal” ka 38 Hotele në 14 destinacione të ndryshme në Izrael: Jeruzalem, Tel Aviv, Eilat, Herzliya, Haifa, Ashdod apo Deti i Vdekur, thuajse në të gjitha destinacionet turistike.
“Leonardo Hotels” janë të pranishëm në tregun europian nga viti 2007 dhe janë më shumë se 100 hotele në Gjermani, Austri, Zvicër, Belgjikë, Hungari, Itali, Holandë, Spanjë, Britaninë e Madhe, etj. Zyra kryesore europiane e kompanisë është në Berlin.
Në të gjithë Europën, “Leonardo Hotels” janë të njohura për vendet e tyre të shkëlqyera në destinacione tërheqëse, si dhe për ambientin e tyre të veçantë, dizajnin personal dhe atmosferën. Çdo hotel “Leonardo” ka karakterin e vet rajonal që simbolizon lidhjen e fortë midis hotelit dhe vendndodhjes së tij.